Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kritikoi veprimin e fundit të Qeverisë-Kurti në Veri

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kritikoi veprimin e fundit të qeverisë në Veri, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Ai theksoi se ky veprim ka dëmtuar reputacionin e Kosovës si partner ndërkombëtar për shkak të mungesës së koordinimit dhe informimit me Amerikën, BE-në, NATO-n dhe OSBE-në. Hovenier foli për  rëndësinë e bashkëpunimit në zgjidhjen e çështjeve përmes Dialogut dhe kërkoi angazhim më të madh nga qeveria për të arritur synimet e përbashkëta. Ai shprehu shqetësimin se veprime të tilla mund të pengojnë rrugën euroatlantike të Kosovës dhe bëri thirrje për një nivel më të lartë të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …