Ambasadori britanik në OSBE: Kosova duhet urgjentisht të formojë qeverinë e re

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë, duke theksuar se vonesat po ndikojnë negativisht në stabilitetin politik dhe institucional të vendit. Në një mbledhje të mbajtur në Vjenë, Holland përmendi zgjedhjet e 9 shkurtit dhe theksoi se Londra zyrtare vazhdon të nënvizojë para bashkëbiseduesve kosovarë nevojën për veprim të menjëhershëm në drejtim të formimit të institucioneve të reja. Ambasadori britanik shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për situatën e tensionuar në katër komunat veriore të Kosovës. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e shqetësuar nga mënyra e pakoordinuar e mbylljes së institucioneve që ofrojnë shërbime jetësore për komunitetin serb dhe pakicat tjera në veri. Holland theksoi se është thelbësore që Qeveria e Kosovës të garantojë përfshirje të plotë dhe të barabartë për komunitetet jo-shumicë dhe të qëndrojë e përkushtuar ndaj një shteti shumetnik dhe gjithëpërfshirës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …