Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog takohet me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog takohet me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog ka takuar sot kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Përmes një postimi në rrjetin social ambasadori Szunyog ka thënë se në takimin me Veselin e ka pyetur për qëndrimin e PDK-së lidhur me situatën politike në vend Kryetari i PDK-së i ka konfirmuar diplomatit çek rëndësinë e dialogut për të ardhmen evropiane të Kosovës. “Në takim me Kadri Veselin sot kam pyetur në lidhje me qëndrimin e PDK-së mbi situatën politike në Kosovë. U pajtuam që Bashkimi Evropian është mundësia e vetme e mundshme për Kosovën. U sigurova se PDK kupton plotësisht rëndësinë e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe dialogun për një të ardhme evropiane për Kosovën”, ka thënë Szunyog.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …