Ambasadori Kosnett: Disa qeveritarë marrin mito, ndërhyjnë në sistemin drejtësisë dhe punësojnë të afërmit e tyre

Kosnett: Disa qeveritarë marrin mito, ndërhyjnë në sistemin drejtësisë dhe punësojnë të afërmit e tyre

Philip S. Kosnett, ambasadori i ri i SHBA-së në Prishtinë, ka thënë se Kosova ka miratuar 9 ligje dhe reforma në sektorin e drejtësisë, por sipas tij, disa qeveritarë marrin mito, ndërhyjnë në sistemin drejtësisë dhe punësojnë të afërmit e tyre, e kjo sipas tij, duhet të stopohet. “Në Kosovë ka zyrtarë që shpeshherë e vendosin në prioritet çështjen personale para asaj të shoqërisë. Ka ardhur koha që duhet të veprohet nga transparenca në luftimin e korrupsionit”, ka thënë Kosnett. Ambasadori i Britanisë Ruari O’ Conell ka thënë se Kosova të jetë një shtet i fort dhe i sigurt, duhet të luftoj korrupsionin, sikur që luftohet në Britani. Ai ka shtuar se në sistemin e drejtësisë ka ndërhyrje nga pushtetarët. Amabasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi ka thënë se asnjë vend nuk është imun prej korrupsionit, e as Kosova. “Transparenca është e domosdoshme kur ka fonde publike, sic është sektori i prokurimit. Korrupsioni pengon potencialin ekonomik, shoqëror dhe politik dhe lufta kundër korrupsionit duhet të ndodhë. Për luftën kundër korrupsionit gjend vend mbështetja edhe nga Italia për Kosovë”, theksoi ai. I ngarkuari me punë në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Jan Axel Voss ka thënë se korruspioni ka të bëjë me lakminë që të merren të mirat e shqoërisë. Kjo thjesht sipas tij, e minon të ardhmen e qytetarëve. “Dëshirojmë që mos të ketë korrupsion dhe parat e qytetarëve mos t’iu shkojnë në xhepat e të korruptuarve. Të prehet korrupsioni, sepse sa më pak korrupsion aq më shumë do të ketë zhvillim ekonomik”, tha ai. Ambasadori i Francës Didier Chabert theksoi se Kosova ka miratuar ligjet kyçe për konflikt interesi, andaj Kosova duhet bëhet shembull për luftimin e kësaj të keqe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …