Kristofer Hill

Ambasadori, Kristofer Hill, në vitin 1998 kërkonte nga kreu politik i Kosovës ta shpallte UÇK-në organizatë terroriste

Lajmi se diplomati amerikan Kristpfer Hill do të emërohet ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd është pritur me skepsë por edhe me dyshime për aktivitetin e tij në të kaluarën, në vitet 90-të në prag të luftës në Kosovë. Ky ambasador. në vitin 1998 kishte kërkuar nga krerët politikë të Kosovës, veçmas nga Adem Demaçi, që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ta shpallin organizatë terroriste.  Me siguri se Kristofer Hill, në postin e  ambasadorit amerikan në Beograd do të jetë shumë i mirëpritur në Serbi, edhe pse ai mbron qëndrimin aktual zyrtar të Shteteve të Bashkuara  të Amerikës. Vetëm disa muaj më vonë, pasi z Hill kishte kërkuar të UÇK-ja të shpallej terroriste, diplomati i mirënjohur amerikan, Riçard Hollbruk, tani i ndjerë, pasi kishte vizituar luftëtarët e lirisë në Dukagjin kishte deklaruar botërisht se UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste, por një forcë e vullnetarëve të lirisë, që e mbronin popullatën shqiptare nga dhuna dhe terrori serb. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …