Ambasadori palestinez në Serbi, Mohammed Nabhan apelon vendet arabe që të tërhiqen njohjet ndaj Kosovës

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohammed Nabhan apelon vendet arabe që të tërhiqen njohjet ndaj Kosovës

Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohammed Nabhan ka bërë thirrje tek vendet arabe që të tërhiqen njohjet ndaj Kosovës. Nabhan këtë veprim e bëri pasi Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike. “Për Palestinën, Jeruzalemi është një vijë e kuqe, dhe hapja e ambasadës së Kosovës në atë qytet është një akt armiqësor për ne. Unë u bëj thirrje vendeve arabe të rishikojnë njohjen e Kosovës dhe të bëjnë presion mbi ta që të mos hapin një ambasadë në Jeruzalem”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …