Ambasadori i SHBA-ve, Delawie dhe ai Britanisë se Madhe, O’Connell, i kanë shprehur ngushëllime familjes Rexhepi

Ambasadori i SHBA-ve, Delawie dhe ai Britanisë se Madhe, O’Connell, i kanë shprehur ngushëllime familjes Rexhepi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka ngushëlluar familjen Rexhepi pas vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. “Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka punuar në emër të Kosovës për shumë vite”, ka shkruar Delawie.

Gjithashtu edhe ambasadori i Britanisë së në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Madje ambasadori ka treguar takimin e parë që ka pasur me Rexhepin. “Bajramin e kam konsideruar mik. Për herë të parë e takova në vitin 2004 së bashku me Shefin e Misionit, dy ditë pasi arrita në Kosovë. Si diplomat i ri, isha shumë i emocionuar për takimin me kryeministrin e Kosovës. “Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Kosovës. Bajramin e kam konsideruar mik. Për herë të parë e takova në vitin 2004 së bashku me Shefin e Misionit, dy ditë pasi arrita në Kosovë. Si diplomat i ri, isha shumë i emocionuar për takimin me Kryeministrin. Unë kurrë nuk isha takuar me dikë të nivelit aq të lartë apo të rëndësishëm. Kështu që unë kurrë nuk do të harroj mirëpritjen e Bajramit dhe sa më bëri të ndihem i lehtësuar. Ai ishte njeri i mirë dhe unë isha me fat që pata mundësinë ta njihja”, ka shkruar O’Connell.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …