Yuri Kim:

Ambasadorja, Yuri Kim u takua sot me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e krimit, Arben Kraja

Ambasadorja amerikane, në Tiranë, Yuri Kim u takua sot me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja. Kim përgëzoi prokurorët dhe hetuesit që kanë arritur shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. “Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, tha ajo. Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Reformën në Drejtësi, përfshirë punën e SPAK, për t’i dhënë fund pa ndëshkueshmërisë, që të mbajnë përgjegjësi zyrtarët e korruptuar dhe krimi i organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, tha ambasadorja amerikane në Tiranë,  Yuri Kim. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …