Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Amerika dhe Gjermania nuk e përkrahin idenë e Arbitrazhit ndërkombëtar për demarkacionin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania nuk e përkrahin idenë e dërgimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Arbitrazh ndërkombëtarë, por ata e mbështesin dialogun mes subjekteve politike parlamentare për këtë çështje. Ata thonë se tryeza që do të mbahet sot në Kuvend për demarkacionin është shpresëdhënëse drejt një zgjidhje të kësaj dileme sa më shpejtë të jetë e mundur. “Ne shpresojmë se kjo tryezë e rrumbullakët është shpresëdhënëse që do të jetë veprim i dobishëm, drejt një zgjidhje të kësaj dileme sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka deklaruar zyrtarja e Ambasadës amerikane, Mishel Schon duke shtuar që Kosova duhet të jetë në gjendje që çështjet nacionale t’i zgjidhë përmes dialogut profesional dhe paqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …