Amerika dhe Koreja e Jugut fillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake përballë Koresë së Veriut

Amerika dhe Koreja e Jugut fillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake përballë Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut javën e ardhshme fillojnë  stërvitjen më të madhe ushtarake të kombinuar në vitet e fundit, përballë një Koreje të Veriut gjithnjë e më agresive, e cila ka shtuar testet e armëve dhe kërcënimet e konfliktit bërthamor kundër Seulit dhe Uashingtonit, tha të martën ushtria e Jugut. Stërvitjet verore të aleatëve, të cilat do të zhvillohen nga 22 gushti deri më 1 shtator në Korenë e Jugut nën emrin “Mburoja e Lirisë”, do të përfshijnë ushtrime në terren me avionë, anije luftarake, tanke dhe potencialisht dhjetëra mijëra trupa. Stërvitjet nënkuptojnë angazhimin e Uashingtonit dhe Seulit për të kthyer trajnimet në shkallë të gjerë, pasi viteve të fundit ata anuluan disa prej stërvitjeve të rregullta për të krijuar hapësirë për diplomaci me Fenianin dhe për shkak të shqetësimeve nga pandemia.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …