Brickos

Volodymyr

Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky ka shkarkuar krerët e shërbimeve të sigurisë në katër departamente rajonale

Sipas dekreteve të publikuara në uebfaqen e zyrës së presidentit ukrainas, Serhij Zajats u shkarkua nga posti i të parit të administratës kryesore të SBU-së në rajonin e Kievit. Gjithashtu, u shkarkua edhe Jurij  Borejçuk nga posti i kreut të administratës kryesore të SBU-së në rajonin e Ternopilit. Artem Bondarenko është transferuar nga posti i kreut të administratës kryesore të SBU-së në rajonin e Lviv atë të Kievit. Nuk është hera e parë që Zelensky shkarkon apo ua ndërron postet krerëve të organeve të sigurisë. Një prej arsyeve është frika e madhe se mund t’i kenë dhënë informacione shërbimeve ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …