Amerika ndan 50 milionë dollarë për Kosovën

Amerika ndan 50 millionë dollarë për Kosovën

Agjencioni federal amerikan MCC ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë në kuadër të programit “Threshold”. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i vendit, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në rrjetin social. “Lajm i shkëlqyeshëm nga Washingtoni. Agjencioni federal amerikan MCC ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë në kuadër të programit “Threshold”. Ky është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti – dëshmi e përkrahjes historike, të palëkundshme të popullit dhe qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës. Këto mjete do të investohen që nga vjeshta sidomos për shtresat e varfra dhe mijëra vende të punës do të përkrahen 3 vitet e ardhshme. Uroj ekipin e Zyrës në Kosovë për punë të suksesshme”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale

KFOR-i ka njoftuar se pjesëtarët e Karabinierëve italianë dhe ushtarët çekë të Njësisë Shumëkombëshe të …