Ansambli “Deçani” fitues i edicionit të shtatë të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i shtatë i festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”, festival tradicional i cili mbahet në kuadër të shënimit të “Ditëve të Diasporës” në Malishevë dhe ka karakter mbarëkombëtar, ku kanë marrë pjesë mbi tridhjetë ansamble, grupe, shoqëri kulturore e rapsodë. Çmimin e parë të festivalit “Salih e Feriz Krasniqi” e ka fituar Ansambli “Deçani”, të dytin, “Dibra” nga Peshkopia dhe vendin e tretë Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova.

Festivali është mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, i cili e ka formuar një këshill të gjerë organizativ nga profesionist të fushës, ndërsa vlerësimi për të gjithë pjesëmarrësit garues, e ka bërë juria profesionale e përbërë nga prof. Zymer Neziri, prof. Adem Zejnullahu dhe prof. Haki Mulliqi, ndërsa natën finale e hapur, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala.

Në mbrëmjen e finale, krahas figurave të shumta nga fusha e artit, përkatësisht muzikës folklorike dhe popullore, politike dhe shoqërore, si mysafire nderi ka marrë pjesë me interpretimet e saj edhe këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza.

Në fund, juria profesionale, i ka vlerësuar lartë të gjitha paraqitjet, ku janë  kënduar e interpretuar këngë nga koha e 700 viteve më parë e deri në kohët e sotme, pastaj janë interpretuar valle e lojëra popullore, prandaj edhe vendimi për çmimet ka qenë shumë i vështirë. Pas vlerësimit të bërë, duke u bazuar në kriteret e prezantimit, juria profesionale ka vendosur për nëntë çmimet e festivalit, duke filluar nga çmimi kryesor i festivalit që mbanë emrin e rapsodëve më të njohur shqiptar “Salih e Feriz Krasniqi”, e të cilin e fitoi Ansambli “Deçani”, ndërsa çmimin e dorëzoi kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj, pastaj vendi i dytë për Ansamblin “Dibra” nga Peshkopia, ndërsa çmimi ju dha nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe vendi i tretë, i takoi ansamblit “Zëri i Kosovës, kurse çmimin ju dorëzoi këngëtari Nazmi Telaku.

Çmimi i diasporës e fitoi Haxhi dhe Blend Buçaj, e të cilin e dha mërgimtari Nuhi Mazreku, pastaj çmimin e karrierës e fituan Lutfi Istogu dhe Fahmi Nishevci, ndërsa çmimin e dha drejtori i DKRS, Fitim Shala, çmimin për grupin më të kompletuar e fitoi “Mleçani 2”, ndërsa e dha nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi, çmimin e publikut e ka fituar Viktor Paloka, ndërsa çmimin ja dorëzoi kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, ndërsa çmimin “Beqir Gashi” për debutuesin më të ri të festivalit e fitoi Vëllezrit Bajra, ndërsa çmimi ju dha mërgimtari Bashkim Mirusha, kurse çmimin veterani i folklorit e fitoi Kolë Martini, e çmimin e dha djali i Salih Krasniqit, Ismet Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …