leoni

Antonio Guterres

Antonio Guterres, në 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, tha se ky ka qenë krimi më i rëndë pas Luftës së Dytë Botërore

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një video-mesazh për përvjetorin e 25-të të masakrës së Srebrenicës, tha se ky ka qenë krimi më i keq masiv në tokën evropiane, pas Luftës së Dytë Botërore. “Njëzetepesë vjet më vonë, nderojmë mijëra të vrarët dhe zotohemi se nuk do t’i harrojmë kurrë. Bashkëndjejmë vuajtjen e familjeve të tyre, përfshirë të atyre që kanë ende familjarë të pagjetur”, tha Guterres. Ai shtoi se, një çerek shekulli më parë, Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare i tradhtuan qytetarët e Srebrenicës. Siç ka thënë ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, ky lëshim “do ta ndjekë gjithmonë historinë tonë”, tha Guterres. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë – zonë që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid. Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar vetëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …