William Walker dhe Ahmet Qeriqi

Arbanë Q. Gashi: Për herë të parë qe 21 vjet nuk u ftua Radio-Kosova e Lirë në Akademinë për Reçakun, në Shtime

Në 23-vjetorin e shënimit të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Radio Kosova e Lirë, për herë të parë qe 2i vjet  nuk mori ftesë për pjesëmarrje. Është rasti i parë që 23 vjet pas luftës profesori Ahmet Qeriqi nuk ftohet në Akademinë përkujtimore për Reçakun, me 15 janar 2022. Ku e merr të drejtën qeveria të anashkaloj kryeredaktorin e librit, “Masakra e Recakut krim kundër njerëzimit”, prof. Ahmet Qeriqin, ku në këtë libër historik e faktografik është ndriçuar tragjedia e dhembshme për gjenocidin në Reçak, të cilën e kryen forcat policore ushtarake e paramilitare të shtetit serb. Janë shkruar biografitë 15 të rënëve, e  42 të vrarë e të masakruar që kujtohen në çdo përvjetorë të Radios Kosova e Lirë me emisione të veçanta për secilin.

Radio Kosova e Lirë në kohën  lufte me 16 janar 1999 në emisionin e saj të 13-të me radhë kishte dhënë informacionin e plotë për të masakruarit në Recak. Po atë ditë ishte dhënë edhe komenti me titull “KRIMI DUHET NDESHKUAR”, të pasuar edhe me dy komente tjera: “Edhe një akt sfidues për NATO-n”,  dhe “Përgjegjës për krimin në Recak është vetë Millosheviqi” me autor Nezir Myrtaj.

Çdo vit në Radion Kosova e Lirë është kujtuar e kujtohet me dhjetëra emisione REÇAKU. Në TV Dielli është realizuar dokumentari, “Saga e Reçakut” me rastin e 18 vjetorit të gjenocidit në Reçak nga ushtarët dhe paramilitarët e shtetit serb. Pasi e kishte parë dokumentarin, pjesë  së cilit edhe ishte ambasadori,  Wiliam Walker e kishte cilësuar si dokumentarin më të mirë  dhe  më se të nevojshëm, duke bërë thirrje që të përkthehej së paku në disa gjuhë të huaja si në: anglisht, frëngjisht, serbisht, italisht…

Kundërthënëse na del me deklarata kryetari i Komunës së Shtimes z, Qemal Aliu kur u deklarua me 14 nëntor se “Shtimja u çlirua pas 22 vjetësh” , e në  akademi tha se lufta e lavdishme e UCK-së, dhe ndihma e miqve tanë ndërkombëtar rezultuan me çlirimin e Kosovës… Është njerëzore të mos spekulohet me ngjarje të tilla, vetëm për fushata apo në akademi të tilla.

 E presidentja në fjalimin e saj nuk ia bën goja të i përshëndet familjet e dëshmorëve. Në fjalimin e saj kryetarja Osmani tha: “Falë sakrificës  së popullit tonë dhe ndihmës së miqve ndërkombëtarë  u çlirua Kosova. JO zonja presidente, Kosova u çlirua nga gjaku, ku ujit toka me gjak e kulloi gjak anekënd Kosovës e jashtë saj që të arrihet tek LIRIA. Dhe natyrshëm pyes: për 23 vite a ke qenë në Recak ndonjëherë, jemi kureshtarë ta dimë.

Edhe një element nga përshëndetja e kryetarit aktual, presidentes, kryeministrit: përshëndetën, e kë nuk përshëndetën por asnjërin nga protagonistët kryesorë që punuan për zbardhjen e Masakrës së Reçakut, e të cilët ishin pjesë e UCK-së. Disa nga ata ishin  në sallë si: Fehmi Mujota,  Shukri Buja, Ruzhdi Jashari, nuk u përmend dot as tanimë i ndjeri mjeku i luftës që kishte bërë identifikimin e kufomave civile të 15 janarit  të vitit 1999 në Reçak,  Vezir Bajrami, e të tjerët.

E gjitha iu atribuua personave dhe mediave ndërkombëtare….Mosni se këto fjalime janë flluska bore që shkrihen ende pa u kryer akademia. Ky element më shtyn të mendoj se ju vetëm me 15 janar do ta kujtoni Reçakun…mbetet për tu parë.

 Edhe pse po përpiqeni  të ikni nga e vërteta nuk mundeni sepse qeveritë vinë e shkojnë dhe dëshmitë mbeten. Informacionet e të vërtetat historike të argumentuara ndër të tjera në librin “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit” botuar në vitin 2004, janë testament për brezat e ardhshëm. Ky libër është botuar edhe në gjuhën angleze, ju ndoshta edhe nuk e dini, apo edhe nëse nuk iu intereson fare.

Pandemia ishte vetëm kamuflazh për tu arsyetuar se prania e pjesëmarrjeve  është me ftesa, pse e kanë bërë këtë, e din qeveria organizatore e së cilës ishte…mjerim për ta.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …