Fillimi / Kultura / Arben Duka: Një përgjigje në vargje pas deklaratës së Berishës: “Në fakt atë që i bëra diktatorit, këta nuk ma falin dot kurrë”
Arben Duka

Arben Duka: Një përgjigje në vargje pas deklaratës së Berishës: “Në fakt atë që i bëra diktatorit, këta nuk ma falin dot kurrë”

Dua të ma thuash,
se unë nuk e di:
“Ç’i ke bërë Enverit,
o shoku Sali?!”

Ç’i ke bërë Enverit,
kur le mbrapa malin?!
Ç’i ke bërë Enverit,
që këta s’ta falin?!

Atëherë këtu,
nuk kishte as “Astra”,
si ja bëre topet,
si bora të pastra?!

Atë pyll me lesh,
bukur ja ke korrur,
na thuaj ta dimë,
ç’vegël ke përdorur?!

Ç’vegël ke përdorur,
o mortja Sali,
që del e na shet,
tani trimëri?!

Trimëri të madhe,
ke bërë me Enverin,
në të gjallë – e shumta,
i ke ngrënë menderin!

Nuk e di pse mburren,
sot ca palo burra,
kur nga ai burrë,
u shpëtonte shurra!

O Sali trimoshi,
mbylle edhe hesht,
se ty Enver Hoxha,
të shtypte si plesht!

Për t’i puthur bythën,
viheshit në rresht,
po ti je i marrë,
dhe i marri s’hesht!

Ti dhe ca të tjerë,
do ishit me fat,
sepse bythëlëpirjen,
e kishit zanat!

Ti dhe ca të tjerë,
rrinit nëpër zgëqe,
dhe për njëri-tjetrin,
bënit spiunllëqe!

Dhe për njëri-tjetrin,
bënit spiunllëqe,
sot na hapni barkun,
veç me gomarllëqe.

Sot mund të gënjeni,
ca nga brez i ri,
po jo ne që ishim,
në një kohë me ty!

Një herë-rastësisht,
dorën kur ta dha,
ti një vit s’e lave,
more qerrata!

Se s’doje të ikte,
prekj’e Perëndisë,
ky ka qenë për ty,
kulm i trimërisë.

Servil i servilëve,
për trim mos u mba,
gënjeshtrat e tua,
as qeni s’i ha!

Mburru-more mburru,
o shoku Berishë,
po ty as në mëndje,
Enveri s’të kish!

Ti-proçkat që thua,
i beson vërtet,
po nga ty Enveri,
rronte njëmijë vjet!

Nuk do ligjëroje,
kështu si ezberi,
po të ishte Rama,
veç hije Enveri!

Veç hije Enveri,
edhe vetëm kaq,
këtu s’do të mburrej,
asnjë langaraq!

 

(Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Adem Jashari

Ahmet Qeriqi: Legjendari i legjendave të Shqipërisë-Adem Jashari (1955-1998)

Nuk janë të rrallë shembujt e heroizmit, madje as tani në botën tonë moderne, (kur ...