Arben Gashi: Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm

Arben Gashi: Albin Kurti me kokëfortësinë e tij ka vendosur që të shkelë marrëveshjen për koalicion

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pas një periudhe të gjatë të mosveprimit të kërkesave ndaj kërkesave të ShBA-së për tërheqjen e taksës dhe me shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshëm, kryeministri Kurti e ka prishur këtë koalicion. Gashi ka thënë se lufta për protagonizëm në mes të kryeministrit Kurti dhe kryetarit Thaçi e ka sjellë situatën në këtë pikë, në kohën kur vendit i duhet unitet i brendshëm, në kohën e pandemisë COVID 19. Ai ka shtuar se LDK-ja është angazhuar që kjo qeveri të funksionojë, por Kurti me kokëfortësinë e tij ka vendosur që të shkelë marrëveshjen për koalicion duke shkarkuar ministrin Veliu pa dhënë asnjë arsyetim.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …