Arben Vitia:

Arben Vitia: 26 bashkatdhetarët që po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brodit, janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur  se 26 bashkatdhetarët të cilët po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brodit, pas aksidentit fatal të ditës së diel, ku humbën jetën 10 mërgimtarë,  tashmë janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore. Pas diskutimeve të fundit me menaxhmentin e spitalit në Sllavonski Brod dhe Ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, tani më janë liruar 26 bashkatdhetarë të cilët ndihen mirë dhe janë vendosur në ambiente të përshtatshme. Sonte po përgatitet kthimi i tyre në Kosovë. Aktualisht në spitalin e Sllavonski Brodit janë ende të shtrirë 15 bashkatdhetarë nga të cilët dy në njësinë intensive dhe një prej tyre është ende në gjendje të rëndë”, ka shkruar ministri, Arben Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …