Brickos

Arbër Ahmeti: Real-atdhetarizmi

 


Reagim kundër shkrimit “Dashuria ndaj atdheut” i Petrit Selimit, botuar në gazetën Express, më 4 nëntor 2008.
“Një shtëpi e ndrarë më dysh shembet”.
E nisa me këtë thënie të presidentit të madh amerikan, Abraham Lincoln, që është një ndër reformatorët më të mëdhenj amerikanë, i cili ndryshoi Botën e Re nga ajo e vjetra, duke u perpjekur t’ i zhdukë disa dukuri çnjerzore. Sidoqoft, publicisti të cilit po i përgjigjem, zotëriut Petrit Selimi, duhet të jetë larg nga njohja e realitetit shqiptar aq sa është larg Virgjinia, vendi nga ku ai paraqitet, me atdheun e Shqiptarëve.
Ai përmend fukosimin e amerikanëve në problemet e përditshme të shtetasve amerikanë të cilat nuk i takojnë sferes së politikës. Përafërsisht ai na dëshmon patriotizmin e rikthyer në kohën e zgjedhjeve, duke na e bërë të ditur se amerikanët më shumë preokupohen me problemet sociale në jetën e përditshme duke qëndruar indiferent ndaj politikës, vlerë që z. Petrit Selimi mundohet indirekt të na e jap si shembull për të na dëftuar se ç’është civilizimi dhe vlerat perëndimore. Ai denoncoi ashpër “Shqiptaromëdhenjtë” term të cilin nuk di se ku e ka gjetur, ndoshta në vijat e politikës zyrtare Serbe. Sidoqoft, ai harroi ta tregojë pozitën politiko-ekonomike të Shqiptarëve, që pa pyetur e futë secilin qytetarë në lumin e rrëmbyeshëm të politikës, si pasoj e proceseve total anti-shqiptare, pjesë e të cilave bëhet edhe vetë zotëriu që përqeshi patriotët Shqiptarë dhe idetë patriotike duke i cilësuar si shoviniste dhe agresive. Ndërsa në vijim unë do të përpiqem që shkurtimisht t’ia paraqesë gjendjen e mjerueshme, në të cilën gjendet Kombi Shqiptarë.
Fillimisht duhet të ceket që Shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi. Secili prej këtyre shteteve që nuk është Shqiptarë, bënë luftë speciale ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Kjo luftë bëhet në dy sfera, kulturë dhe ekonomi. Të gjitha këto shtete vjedhin nga pak kulturë nga “Shqiptarët e paidentitet” të “pagdhendur” e të “pakulturuar” , përpos Greqisë e cila vjedh çdo gjë që i del përpara dhe mundohet të përvetsoj çdo karakteristik të kulturës së pasur Shqiptare. Në anën tjetër hyjnë në çdo cep të jetës Shqiptare përmes ndikimit ekonomik. Po filloj nga influenca Greke që paraqitet çdo kund në Shqipëri, për të cilën shpresoj të jesh i inforuar. Kisha Ortodokse me në krye Anastas Janullatosin, e cila mbyt ekzistencën e kishës ortodokse Shqiptare, duke e bërë të varur nga kisha Ortodokse Greke, dhe ndikimi i tmerrshëm ekonomik i Greqisë në Shqipëri tregojn angazhimin e shtetit grekë në këtë luftë speciale. Ky shtet i civilizuar i integruar në strukturat euro-atlantike, shtyp të gjitha pakicat kombëtare në Greqi dhe e mohon ekzistencën e tyre.
Njëkohësisht blen me para njerëz të caktuar duke i bërë të deklarohen grekë, siç ndodhi me qytetarët e Himarës që u bënë pre e kryetarit të tyre të komunës dhe procesit të helenizimit. Në rrethet e Korçës janë hapur shkolla greke, ku nxënësit Shqiptarë mësojnë se baballarët e tyre i kanë pushtuar zonat ku jetojnë të cilat janë “Tokë Greke”. Greqia ka dhe një Vasil Bollano në Himarë, i cili e keqpërdor postin në pushtetin lokal, duke manipuluar ne toponimet dhe emrat e qytetarëve ( duke i konvertuar emrat në greqisht), dhe atë në faqen zyrtare të qytetit të Himarës që është nën juridiksionin e Republikës së Shqipërisë.
Bollano shkel çdo ditë sovranitetin e Republikës dhe kushtetutën e Shqipërisë, përderisa kryeministri Shqiptarë ia rreh krahët. Dhe atëher kur tentohet të zbatohet ligji nga organet e policisë, personi në fjalë futë nga Greqia njerëz të paguar të cilët bëjnë diversion në mes të Himarës duke hedhur parulla raciste anti-shqiptare. Shteti nuk reagon, e me këtë bënë diversion ndaj vetëvetes.
Nga Lindja vijnë sllavo-maqedonët, të cilët pos që i shkelin drejtat dhe liritë themelore që u takojnë shqiptarëve (të cilët përbëjnë 35% të popullsisë), duke mos respektuar as jetën e tyre, tentojnë të shtrijnë influencën drejt Dibrës në Shqipëri, përmes propozimeve banale që në këmbim të bursave për shkollim, të mësohet “kultura maqedone” në shkollat Shqiptare brenda Shqipërisë.
Loja nuk ndalet këtu, ajo vazhdon tutje drejt veriut, në kufirin me Malin e Zi, shtet i cili asimiloi Plavën e Gucinë dhe përmes diskriminimit që vazhdon edhe sot tenton të zbrazë nga shqiptarët pjesët e mbetura të banuara nga ta. Por më skandalozja është se kërkojnë në mes të Shkodrës, njëjtë si Greqia, varret e 12 mijë ushtarëve serb dhe malazez që ranë siç u shprehën ata “duke e çliruar Shqipërinë” kur botërisht dihet së luftuan për të pushtuar Shkodrën, ndërsa Serbët, të cilët kanë gjithashtu ndikim të madh ekonomik në Shqipëri, që u zbulua nga skandalet e fundit, një vitë pasi që “mbrojtën dhe çliruan shqiptarët” u kthyen në Lumë duke i masakruar 13 mijë civilë. Shteti shqiptar sërish nuk u ndje ndaj këtyre kërkesave, dhe kështu ai i bënë luftë speciale vetes së vet, përmes tolerimit të agresionit të shteteve shoviniste fqinje.
Na mbeti për tu diskutuar Kosova, pjesa lindore e së cilës mbetet ende nën pushtimin serb. Ju ( i referohem z. Petrit Selimi) flisni për multietnicitet, por si duket pa e ditur se po në saje të këtij termi, po shkelen drejtat e 2 milion shqiptarëve, duke mos i konsideruar fare si ekzistent, me vetë faktin që Kosova konsiderohet shoqëri multietnike. Brengosesh për të drejtat e njeriut, duke menduar gabimisht se pakicave, përkatsisht asaj serbe, ju mungojn ato, ndërsa realisht shqiptarëve po ju mohohen rrënjësisht, si pasoj e shprehjes Barazi Etnike, në saje të të cilit është krijuar mosbarzija dhe përbuzja e shumicës Shqiptare.
Kësaj shumice i mohohet drejta pë referendum, nuk i respektohet e drejta për të jetuar në mirëqenie, i mohohet dhe dënohet pëpjekja shekullore për të fituar lirinë, majde i mohohet edhe e drejta e pronës, gjë që do të bindesh po të dëgjosh për rastin e bacës, Ali Kadriu nga Suhodolli i Mitrovicës, të cilit nga policia e UNMIK-ut nuk po lejohet të futet në shtëpinë e tij, për vetë faktin se ajo pikë ështe strategjike për strukturat paralele dhe grupet paramilitare serbe. Madje Baca Ali Kadriu ju ka rezistuar edhe shumave prej mbi 1 milion euro që i ka ofruar Serbia në këmbim të tokës dhe Shtëpisë së tij. E për këtë s’besoj të kesh lexuar në New York Times apo Washington Post. E në anën tjetë zotëria juaj paturpësisht përdor për patriotët Shqiptarë fjalën “Shqiptaromëdhenj” dhe për idetë e drejta kombëtare termin “Shqipëri e Madhe”.
Me apo pa dijeninë tënde po përhap propagandën shoviniste anti-shqiptare të Serbëve e Grekërve të cilët i frigohen mirëqenies së Shqiptarëve, dhe për interesa gjeostrategjike futën këto terme me qëllim që ta degradojn idenë e drejtë të Bashkim Kombëtar në ide shoviniste.
Dhe kjo ndodh tek ju si pasojë e mungesës së informacionit dhe mosnjohjes së realitetit shqiptar, duke u shërbyer me apo pa dashje në “pjatat e gabuara”. Kur flet për demokracinë, o harron o nuk e din që kushtetuta e Kosovës i shkel atë me të dy këmbët.
Kjo kushteutë, fshinë të kaluarën e lavdishme të Shqiptarëve, nuk lejon referendumin dhe ndërrimin e kushtetutës në bazë të vullnetit të qytetarëve( këto të dispozita ligjore dhe çdo gjë tjetër ia dhuron Pakoja e Ahtisarit), deklaron të pavërtetën se Kosova është shoqëri multietnike duke diskriminuar shumicën shqiptare. Thjesh kjo kushtetutë bënë faktorizimin e Serbëve, dhe zyrtarizon epërsin e tyre ndaj shqiptarëve. Por ky bastardim juridik (kushteuta e Kosovës) në vend që të synojë shtetformimin synon kombformimin, proces që mëton të ndikojë vetëm te shqiptarët, dhe është i papranueshëm.
Zotëria të cilit po i drejtohem jep të kuptojm ndër rreshta se po na vika turp nga Historia, Kultura dhe Flamuri Kombëtar. Përkundrazi ato na japin motivin për të kërkuar një jetë më të dinjitetshme, për të kontribuar në forcimin e kombit Shqiptarë. Flet poashtu për diversitetin në SHBA, duke u munduar të na dërgoj mesazh, ndërkohë që i zhveshur nga ndjenjat kombëtare harron që tek ne ekziston një diversitet kulturor, pasi secila trevë Shqiptare shfaqë karakteristikat e veta të veçanta të cilat shprehen në jetën kulturore dhe rastet e festave, dhe ky diversitet e pasuron edhe më shumë kulturën tonë. Por ja që ekziston edhe një diversitet tjetër, diversiteti i shkeljes së drejtave të Shqiptarëve, duke filluar që nga Ndërkombëtarët, serbët, grekët, maqedonët, malazezët e madje edhe nga vetë udhëheqësit Shqiptarë, që të gjithë e formojnë atë diversitet që në këtë form pak kund ekziston.
Përmende “gjakun Amerikan” i cili si term është i patolerushëm atje, për të siguruar barazinë e të gjithve, por nuk ke hedhur fare sytë drejt Rezervateve të Indianëve, jeta e të cilëve vonë ka filluar të përmirsohet. Përderisa shteti Amerikan mbron interesat shtetërore të saj edhe në skajin e kundërt të botës, zotëriu Petrit Selimi akuzon Shqiptarët se po u kujdeskan për shtetin shqiptarë, gjë që po ta bënin do ishte shumë me vend, e jo për diversitein në shoqëri, duhet ta kuptosh se ai diversitet në të cilin ti thirresh nuk ekziston në dy shtetet Shqiptare.
Madje në formën që ti e njeh ai diversitet ekziston vetëm në SHBA, dhe në ca vende të tjera. Për të larguar keqkuptimet shprehem padyshim se Amerika është shteti më demokratik në raport me qytetarët e saj, dhe është model i demokracisë në Botë, njëkohësisht edhe fuqia ekonomike botërore.
Kur fletë për nacionalistët Shqiptarë gabohesh në përshkrimin e tyre, sepse ti as që i njeh idetë e tyre, dhe i përçmon duke menduar se janë utopik të pandreqshëm e arrogantë, i quan pa të drejtë “Shqiptaromëdhenj” dhe shprehesh se kërkojnë “ Shqipëri të Madhe” përderisa ata kërkojnë vetëm Shqipëri Natyrale. Përmend “hartat mentale” të këtyre “shovinistëve” por nuk cek askund hartat relae, që tregojn rrudhjen e përditshme të territoreve banuara me Shqiptarë. Nuk cek as se si Ndërkombëtarët, garantuan paqen në Ballkan edhe për një periudhë duke e mbajtur atë paqe në kurriz të shqiptarëve. Shqiptarët po bëhen kokë turku vetëm për të siguruar paqen momentale.
I merr Romët si shembull të diskriminimit racor e etnik, pa e ditur se ky minoritet nuk po shtypet nga Shqiptarët por nga ndërkombëtarët, si shkak i tejfavorizimit të pakicës Serbe. Shprehesh disa herë me termin “Shqiptaromadh”, përderisa kjo dukuri (shovinizmi) nuk shfaqet tek shqiptarët, por shovinizmi shfaqet theksushëm tek serbët e grekët dhe vendet tjera sllave fqinje me Shqiptarët.
Përderisa ty, Petrit Selimi, si duket të vjen turpë të kesh gjak shqiptari, unë e deklaroj me krenari këtë gjë.
Problemet e tua rrënjësore janë te konceptet, sepse e ngatërron nacionalizmin me shovinizmin, dhe si duket nuk e din që koncepti mbi kombin në Amerikë dhe në Evropë ndryshon rrënjësisht.
Atdhedashuria është gatishmëria e individit për t’i shërbyer atdheut dhe shoqërisë, për të promovuar kulturë dhe historinë e vendit përkatës, konkretish kulturë shqiptare (pasi po flasim për shqiptarët) dhe historinë e lavdishme të cilën zotëriu, Petrit Selimi, fatkeqësisht e quan romantizëm.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …