Brickos

RKL: Si rezonon ish partizani, politikani dhe shkrimtari i dështuar, Sabri Godo

Liridashësit e Kosovës për herë parë kanë dëgjuar për Sabri Godon shkrimtar, me rastin e botimit të romanit të tij historik, Ali Pashë Tepelena. Ky roman. asokohe u përlqye, dhe ishte pjesë e literaturës që lexohej me ëndje. Por me rastin e përmbysjes së Shqipërisë më 1991, Sabri Godo la letërsinë dhe iu vesh politikës përçarëse, përfitimeve që solli përmbysja e rendit në Shqipëri. Asokohe ai me disa bashkëmendimtarë themeloi Partinë Republikane. I angazhuar për të kthyer pronat e njerkës të kohës së Baba Qemos, Sabri Godo filloi një rrugë tjetër në karrierën e tij. Ai hoqi dorë nga romani Ali Pashtë Tepelena dhe porositi lexuesit të mos e lexojnë më atë roman, sepse e paskësh shkruar me pororsi të njerëzve të diktaturës, të cilëve iu kishte shërbyer për mrekulli përplot 40 vjet, duke u bërë partizan dhe komisar politik sapo i hoqi mnelat, në moshën 11 vjeçare. Ishte fëmijë asokohe Sabri Godo, për t u bërë alamet komisari, por ja që u bë, sikur thotë ai vet. Dhe tani është plak matuf i cili mundohet të na bind, sesi për hir të gjitonëve grabitçarë dhe për hir të Evropës u dashka të varroset çështja e lirisë dhe e bashkimit kombëtar, sepse aspirata e bashkimit kombëtar të shqiptarëve prishka miqësinë e tij dhe të sojit të tij me grekët, prishka miqësinë e Ilir Metës me Beogradin, prish miqësinë e Nanos me bullgarët e grekët, prish miqësinë e Salih Berishës me cernagorët e kështu me radhë.
Dërdëllisjet matufe të Sabri Godos në intervistën e tij dhënë gazetës Epoka e re, nuk janë vetëm dërdëllisje të një plaku matuf, mjerisht ato janë mendime të errëta dhe të papërgjeshme, prapa të cilave qëndron masonizmi greko-serb, i cili derdh para të majme për të çekuilibruar kërkesat e drejta të shqiptarëve për bashkim kombëtar. Sabri Godo mbase ka harruar deklarimet e tij antikombëtare të korrikut të vitit 1998, kur luftëtarët e lirisë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, të cilët asokohe kishin mbanin nën kontroll dy të tretat e territorit të Kosovës, dhe që skuqnin me gjakun e tyre istikamet e luftës në Drenicë e në Dukagjin, Godo i quajti banditë, njerëz të papërgjegjshëm dhe infantilë të Beogradit. Këto nuk i ka harruar UÇK-ja, nuk i kemi harruar ne luftëtarët dhe gazetarët e luftës, dhe nuk do t`i harrojmë kurrë katranosjet e tilla djallëzore e hipokrite të korit serb e grek dhe të isos që asokohe mbanin Godo, Rugova, Berisha e soji i tillë. Dikush nga radhët tona të luftës, për qëllime karrieriste politike mbase edhe i ka harruar, sharjet e çirrjet e Godos me kompani, por jo shumica e luftëtarëve të vërtetë, luftëtarëve të përjetshëm të lirisë dhe të bashkimit kombëtar.
Mësimet që ky Sabri Godo mundohet t iu japë shqiptarëve janë mësime të liga, në të cilat bëhet thirrje për të hequr dorë nga aspirata e natyrshme e lirisë dhe e bashkimit kombëtar. Godo thotë: le të jetojnë shqiptarët në pesë shtete të Ballkanit, sepse kështu dashka greku, kështu do serbi dhe kështu do Evropa. Godos i goditet, mbase edhe i shkon për shtati kjo histori e turpit, me qëllim për të ruajtur favoret e tij personale, dhe kjo sikur nuk i mjafton. Ai këshillon që shqiptarët liridashës të mos kërkojnë as rastësisht bashkim kombëtar, madje këtë nuk do të guxonte ta bënte as ndonjë parti fare e vogël politike, sepse kjo punë, sipas tij paska marrë fund.
Kështu thoshte Godo edhe në korrik të vitit 1998. Nuk bën të luftohet kundër Serbisë, thoshte askohe barba Godo, sepse po prishej Ballkani. Kosovës duhej t`i riktheheshin të drejtat që ia kishte marrë regjimi i Milosheviqit. Dhe sipas Godos, ato të drejta gjysmake të autonomisë kulturore do t`iu mjaftonin shqiptarëve. Pas fitores së UÇK-së, Godo për pak kohe heshti duke mendur se ishin harruar horllëqet dhe anatema e tij. Heshti, sikur atëbotë kur mendonte se opinioni kishte harruar, sesi ai në moshën 11 vjeçare u bë partizan, mbase edhe zëvendëskomisar politik. Heshti ashtu sikur heshtin dinakët e dhelprakët, duke menduar se koha i pastron të gjitha horllëqet. Por nuk ndodhi kështu.
Deklarimet e tij kundër UÇK-së, kanë mbetur përjetë vurrata të zeza, të cilat askurrë nuk mund të harrohen nga mendja e çlirimtarëve të Kosovës. Tani zoti Godo vjen në Kosovë, në Kosovën e çliruar nga gjaku i mijëra luftëtarëve të lirisë, të cilët i kishte quajtur pleh, vjen i ftuar apo i paftuar krejt një, dhe, nuk tregon pikë burrërie, nuk tregon asnjë pikë turpi, në mënyrë që të kërkojë falje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për deklarata e tij të turpshme, të panjerëzishme dhe të çoroditura. Të thotë shkurt, ashtu sikur hoqa dorë nga romani, Ali Pashë Tepelena, por heq dorë edhe nga sharja që iu kam bërë. Këtë të paktën do të duhej ta thoshte sipas stilit të tij. Por ç` është edhe më keq, Sabri Godo bën përpjekje edhe të na mësojë se duhet të bëjmë punë, por ama interesin grek, serb e sllavomaqedon të mos e bezdisim, ndërsa sa i përket veçmas Greqisë, ai është në gjendje të japë jetën e tij plakushe, për të mos lejuar prishjen e miqësisë, madje as edhe të një guri të kufirit, paçka se grekët rrahin, burgosin, vrasin shqiptarë, i ngujojnë në kufi, për të pritur dhe për t u djegur në diell me ditë dhe javë të tëra. Godo dhe çakallët si ky, që e quajnë herezi aspiratën e bashkimit dhe unifikimit të faktorit kombëtar shqiptar, dikur shanin e katranosnin Enver Hoxhën, natyrisht pas vdekjes, pse ky nuk paska punuar sa duhet për bashkimin e Kombit. Nuk duhen shumë fakte për të zbuluar kontraversat e këtij njeriu, që heq dorë nga e kaluara, që heq dorë nga romanet e tij, që shet shpirtin te grekët, por nuk heq dorë nga servilizmi dhe hipokrizia e tij e çoroditur. Ruaji Zot shqiptarët liridashës nga këta dhe të tillët si këta, madje edhe kur plaken e matufosen!

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …