Ariana Musliu-Shoshi: Vetëvendosje është në pushtet për të realizuar qëllimin e saj kundër shtetit të Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës është kushtëzuar. Ajo ka bërë me dije se partia në pushtet nuk beson në shtetin e Kosovës. Vetëvendosje është në pushtet për të realizuar qëllimin e saj kundër shtetit të Kosovës. Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë sepse Vetëvendosja  nuk ka besuar as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm! Këtu janë për ta  realizuar qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …