Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kërkon faljen e dënimeve të pandemisë për qytetarët dhe bizneset

KMDLNJ: Qeveria e Kosovës vazhdon zbatimin e një Marrëveshjeje kriminale e raciste me Mbretërinë e Danimarkës

KMDLNJ thotë se Qeveria e Kosovës vazhdon zbatimin e një Marrëveshjeje kriminale e raciste me Mbretërinë e Danimarkës për lëshim me qira të Qendrës së Paraburgimit në Pasjak të Gjilanit ku, për fillim do të vendoseshin 300 të dënuar në Danimarkë për vepra të rënda penale dhe të cilët Danimarka me çdo kusht do t’i transferojë në Kosovë për faktin se nuk po kanë kapacitet t’i risocializojnë. Asnjëri nga të dënuarit që do të transferohen në kundërshtim me vullnetin e tyre nuk është danez apo shtetas danez, të gjithë janë nga shtetet tjera, kryesisht arabe, të Afrikës apo shteteve të pazhvilluara e që konsiderohen që paraqesin rrezik për Mbretërinë e Danimarkës. Shuma që këta të burgosur i shiten Kosovës është e papërfillshme, afërsisht 200 milionë euro. Ky trafikim legal me qenie njerëzore midis Kosovës dhe Danimarkës është kundërshtuar në Danimarkë nga aktivistë për të drejtat e njeriut kurse në Kosovë, që nga fillimi është kundërshtuar fuqishëm vetëm nga KMDLNj. Komiteti për Parandalimin e Torturës i Kombeve të Bashkuara e ka kundërshtuar këtë Marrëveshje shkaku se i shkelë të drejtat e njeriut dhe ka kërkuar nga qeveria e Danimarkës ta anulojë këtë Marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …