Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

SPAK ka filluar hetimet për pasurinë dhe korrupsionin e Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në strukturën e posaçme anti-korrupsion dhe hetimet që po kryhen ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Ajo  shpjegoi se prokurorët e SPAK-ut nuk regjistrojnë emrin e personit nën hetim por çështjen për të cilën hetojnë, për shkak se kështu fitojnë më shumë kohë në dispozicion për hetim.  Duke e bërë këtë ka afat disa vite sepse nuk e ka të individualizuar veprën penale. Deri tani ka qenë nën hetim roli i Ilir Metës. Ata shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep ligji sepse në momentin që regjistrojnë një emër të një politikani kanë afat të kufizuar hetimi, maksimumi 1 vit”– u shpreh Lala. Ndër të tjera, ajo zbuloi se për hetimin e Metës dhe Kryemadhit, ka një dosje voluminoze dhe janë dërguar disa letërporosi në vende të ndryshme, disa prej të cilave kanë kthyer përgjigjie.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …