Armend Zemaj: Kjo qeveri është e vetmja që ministrat e zëvendëskryeministrat kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve

Armend Zemaj: Veprimet e Qeverisë Kurti në Veri të Kosovës kanë qenë të drejtuara kryesisht nga motive elektorale

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj,  ka deklaruar se veprimet e fundit të qeverisë kanë qenë të drejtuara kryesisht nga motive elektorale dhe pompoziteti, duke munguar një strategji e qartë për integrimin e plotë të veriut të Kosovës. Zemaj deklaroi se Qeveria nuk ka treguar një interes të vërtetë për integrimin e veriut dhe se reagimet e saj pas ngjarjeve të rëndësishme si sulmi terrorist në 24 shtatorin e kaluar kanë qenë të pakëndshme, duke i lënë kërkesat për dënimin e Serbisë në hije për përfitime elektorale. Qeveria e Kosovës ka shfaqur mungesë të qasjes dhe strategjisë për të integruar veriun në plotësi, duke sjellë veprime të shfaqura nëpërmjet platformave sociale dhe përfitimeve elektorale, pa u përqendruar në aspektet kushtetuese dhe mbrojtjen e territorit të Kosovës, tha Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …