Brickos

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Me datën 13.12.2022, Stacioni Policor në Gjakovë, përmes rrugëve operative kishte pranuar informacion se i dyshuar A.I. banues në fshatin Babaj Bokës (i lindur në vitin 1999) shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. 

Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve, është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë “20-she” me karikator dhe 15 copë fishekë, të së njëjtës armë, të cilën ai e posedonte në mënyrë të paautorizuar.  

  Pas përfundimit të procedurave policore me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqatat e dala nga lufta- dega në Pejë njoftim publik për 5 Majin – Dita e Dëshmorëve

OVL, SHIL, SHFD të UÇK-së – dega në Pejë, njoftojnë opinionin publik për zhvillimin e …