Arsim Mehmeti: Paralajmëroi iniciativën qytetare, Forca për Ndryshimin e Drenasit, i shpalli moratorium veprimit në PDK

Arsim Mehmeti: Paralajmëroi iniciativën qytetare, Forca për Ndryshimin e Drenasit, i shpalli moratorium veprimit në PDK

Sonte, në mesnatën e 31 majit 2021, përfundon afati im paralajmërues për PDK-në, përkatësisht për organet qendrore të saj që të fillonin me procesin e RITHEMELIMIT të saj, pas krizave të rënda disa vjeçare që e kanë kapluar partinë shtetformuese, subjektin me kredibilitetin më të madh politik në Kosovë, që kishte dalë nga transformimi i UÇK-së, me themelimin e PDK-së, më 10 tetor 1999.

Si njëri prej bashkëthemelueseve të PDK-së, përkatësisht të Rinisë Demokratike të Kosovës në Qendër dhe në degën e Drenasit 21 vite më parë, si aktivist i devotshëm e i pandalshëm, si pjesëmarrës dhe bashkorganizator i të gjitha fushatave elektorale të saj, që nga zgjedhjet e para të mbajtura në Kosovën e lirë në vitin 2000, e deri tek periudha e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe pas saj, si njëri prej protagonistëve të zhvillimit të shumë ngjarjeve e proceseve më të rëndësishme nëpër të cilat kaloi PDK në vendin tonë bashkë me qytetarët e mrekullueshëm e atdhetarë tanë, kam bërë analiza të vazhdueshme me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të PDK-së.

Fatkeqësisht këto analiza të mia hasën në veshin e shurdhër nga lidershipi destruktiv i PDK-së, në krye të së cilës ushtron pozitën e kryetarit, Enver Hoxhaj, i cili për fat të keq të PDK-së e gllabëroi udhëheqjen e saj në kohën më të keqe, kur Gjykata Speciale në vitin që lamë pas i ngriti aktakuzë liderëve të UÇK-së, në mesin e tyre edhe kryetarit të PDK-së, Z.Kadri Veseli. Ju uroj nga zemra të dalin faqebardhë, së bashku me shokët në këtë proces montues!

Për fat të keq, PDK-ja pësoi fiasko të humbjes në zgjedhjet Parlamentare, më 14 shkurt 2021, si për ironi në datën historike të themelimit të degës së RDK-së në Drenas, në vend që të shënonte fitore dhe të qeveriste me Kosovën në fazën më të ndjeshme të saj, kur pritet finalizimi i marrëveshjes finale me shtetin armik të Serbisë, por sigurisht që shkaku i krizës së rëndë të brendshme ngeli në Opozitë!

Deri sonte i luta dhe i prita të reflektojnë organet qendrore të PDK-së, që i kam paralajmëruar përgjatë këtij muaji që të marrin masa konkrete për rithemelimin e saj, kjo për fat të keq nuk ndodhi!

Nga nesër, më 1 qershor 2021, në datën time historike të hyrjes në UÇK, do të ndërmarr veprime konkrete politike dhe demokratike për themelimin e Iniciativës Qytetare, Forca për Ndryshimin e Drenasit deri më 10 tetor 2021, në datën e themelimit të ish PPDK-së.

Prandaj, duke realizuar zotimin tim të dhënë publikisht, unë tani sonte e publikoj MORATORIUMIN e veprimit tim politik në PDK, në periudhën derisa të merret vendimi nga organet qendrore, për RIFORMIMIN e saj.

Jam i bindur se kjo do të ndodh kur të kthehet shëndosh e mirë dhe faqebardhë, lideri i vërtetë i PDK-së, z. Kadri Veseli nga Haga! Përndryshe ju garantoj se me kohë do të dal me qëndrime të reja politike edhe në situatën e re hipotetike të mosveprimit për riformimin e PDK-së nga ai!

Si përfundim, me përgjegjësi të lartë morale, politike, profesionale dhe kombëtare, deklaroj se nuk e dëshirova unë rrugëtimin e ri politik, por u detyrova ta bëj tani, pas 22 vitesh në shërbim me djersën e ballit e me devotshmëri ndaj subjektit politik të PDK-së, që nga themelimi, si dhe për shkak të papërgjegjshmërisë e injorancës në vazhdimësi të organeve drejtuese të PDK-së për vite me radhë ndaj meje si luftëtar i lirisë në UÇK, si bashkëthemelues i sinqertë i RDK-së, që e ngritëm Partinë dhe e bëmë të Pavarur Republikën e Kosovës!

Të dashur bashkëqytetarë të Drenasit,

Iniciativën Qytetare, Forca për Ndryshimin e Drenasit, do ta themelojmë me qindra dhe mijëra njerëz idealistë, të moralshëm, punëtorë të sinqertë dhe profesionistë që ka brenda në PDK dhe jashtë saj, që ia duan të mirën Drenasit, Kosovës dhe gjithë Shqiptarisë!

Shpreh falënderimin tim nga zemra për të gjithë bashkëpunëtorët e mi, anëtarësinë dhe votuesit e PDK-së, që e bashkëthemeluam, ngritëm e zhvilluam me mund e djersë të pastër subjektin tonë politik, ndërsa i ftoj të më bashkëngjiten në rrugëtimin e ri për të marr përgjegjësi të reja për Komunën dhe qytetarët e Drenasit, të cilët e meriton qeverisjen e mirëfilltë për t’ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur për dekada me radhë!

JU BETOHEM, se nuk do t’ju mashtroj kurrë!!!

Vendimet e reja të sotme politike i caktova në datën time të Vendimit historik, hyrja në UÇK!

Sot e 23 vite më parë, më 31 maj 1998, isha student i vitit të tretë në Fakultetin e Elektroteknikës, në Universitetin e Prishtinës, banoja në lagjen Taslixhe kur mora Vendimin Historik më të rëndësishëm të jetës time për t’iu bashkangjitur të nesërmen UÇK-së në malet e Drenicës në Çyçavicë, për të luftuar me armë në dorë armikun shekullor që vrau e shtypi popullin tim përgjatë shekullit të XX-të, deri në çlirimin e Kosovës, më 12 qershor 1999.

Si 21 vjeçar, këtë Vendim jetësor e mora i nxitur nga dhuna dhe terrori i armatës vrasëse ish jugosllave, që po masakronte popullatën tonë siç kishte ndodhur më, 28 shkurt 1998, në Likoshan e Çirez, e që më pas kulmoi me Epopenë e UÇK-së, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari me luftën dhe rënien heroike të tij së bashku me familjen 20-anëtarë, në Prekazin heroik, më 5,6 dhe7 mars 1998.

Ndërsa gjenocidi i çetnikëve po shtrihej e thellohej në Komunën e Drenasit, shpërtheu kupa e durimit dhe e zemërimit tim nga vrasja makabre e 9 (nëntë) qytetarëve të Paklekut të Ri, më 31 maj 1998, që për fat të keq ende nuk gjinden askund as mbetjet mortore, si dhe asnjë kriminel serb nuk u akuzua apo dënuar!

Lavdi të rënëve nga Pakleku i Ri!

Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri!

Nderim dhe aferim luftëtarëve të UÇK-së dhe gjithë qytetarëve atdhetarë që luftuan për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …