Brickos

Arton Musliu: Demagogjia dhe prepotentca nuk kalojnë

Nuk është aspak çudi fakti se ambicia për të ardhë në pushtet është tejet legjitime. Njikohësisht edhe legale. Pushteti është qëllimi fundamental i secilës parti politike. Dhe, këtu nuk po them asgjë të re.

Në rrugën për të ardhur në pushtet secila parti politike ka një program të qartë se kah dëshiron të ecë dhe një vizion se si mëton të realizon qëllimin. Shprehur në mënyrë të qartë,  rruga e vetme legale përmes së cilës një parti politike mund të vie në pushtet është vota. Rrugë tjetër legale në sistemet demokratike nuk ka. Opcioni tjetër, natyrisht se është revolucioni, puçi, grushteti etj. Të gjitha këto në raste të caktuara, e sidomos revolucioni, mund të jenë legjitime, por kurrë legale.

 

Sidoqoftë, në kontekstin e rrethanave politike dhe shoqërore në Kosovë, kriza e vitit të kaluar tregoi shumëçka. Para së gjithash tregoi se kur bëhet fjalë për pushtet, e jo për shtet, bëhen bashkë edhe ata të cilët urrehen këmb e krye. Demagogjia e tyre shkon aq larg sa që të ofendon seriozisht intelektin njerëzor. Kjo demagogji është përnjëmend komike. Është komike për shkak se nuk mund të thuash se jam kundër negociatave e të kërkosh me ngulm t’i udhëheqësh ato! Kjo mendoj se është e tepërt. Tjetra, koncepti politik që  përfaqëson një pjesë e opozitës është totalisht i kundërt me pikëpamjet e përfaqësuesve të tyre. Si është e mundur që subjekti më i madh opozitar, i cili përbehet në bashkim kombëtar, të udhëheqet nga njerëz të cilët e urrejnë atë. A nuk është kjo demagogji?! Si është e mundur që ky subjekt flet për UÇK-në, kur në radhët e veta ka udhëheqës, të cilët e kan urryer dhe ende vazhdojnë ta urrejnë atë?! 

 

Si shpjegohet fakti i ndalimit të së drejtës së fjalës? Ku është aspekti demokratik këtu? Përfundimisht mendoj se kjo është e tmerrshme. Të flasësh për demokraci e të mbashë regjim diktatorial përbrenda është demagogji . Të flasësh për demokraci e të mos e lejoshë tjetrin të flasë do të thotë se je prepotent. Prepotenca dhe demagogjia janë dy elemente të cilat tanimë jan ngulitur në mendjet e opozitës në Kosovë, dhe kjo nuk është gjë e mirë. Prandaj, duke pas parasysh se qëllimi kryesor i opozitës në vend, pashmangshëm dhe dëshpërimisht është pushteti, atëherë çdo veprim i tyre po shihet edhe si i tillë.  Të mos harrojmë se vetëm para një viti, këto parti opozitare ishin të gatshme të hyjnë në bashkëqeverisje me LDK-në. Tash, meqë LDK ua ktheu shpinën, ajo përnjëherë u bë e keqja e domosdoshme në Kosovë.  Të rikujtojmë se në radhët e opozitës, në radhët e subjektit më të madh opozitar, ka njerëz me të cilat edhe pas rënies heroike të Komandantit, Adem Jashari, kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre me paramilitarët serb. Ndërkaq sot kërkojnë  bashkim kombëtar! Ju lutëm, demagogjia dhe prepotenca nuk kalojnë. 

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …