Brickos

Associated Press: Bashkimi Evropian dhe Rusia, në “garë” për ta rritur ndikimin në Ballkan

Associated Press: Bashkimi Evropian dhe Rusia, në “garë” për ta rritur ndikimin në Ballkan

Agjencia e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull të gjatë, raporteve që kanë vendet e Ballkanit me Bashkimin Evropian dhe Rusinë. Sipas këtij artikulli Rusia ka punuar vazhdimisht që ta rrisë ndikimin në Ballkan nëpërmjet shtetit të Serbisë, me të cilin ka raporte më të mira. “Bashkimi Evropian po ecë përpara përsëri. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker do të vizitojë shtatë vendet e Ballkanit për ta promovuar staregjinë e zgjerimit. Rusia dëshiron që të dekurajojë këto shtete, nga anëtarësimi në NATO. Moska gjithashtu po përpiqet që t’i pengojë ato të hyjnë në BE”, thotë raporti, transmeton lajmi.net

Për të argumentuar raportet e mira që Serbia ka me Rusinë, AP përmend edhe deklaratat e fundit të Sergei Lavrov, ministrit rus që tha se anëtarësimi i Serbisë në BE “nuk është gjithçka”. “Serbët e duan Rusinë, dhe rusët e duan Serbinë”, kishte thënë Lavrov. Në perëndim ka pasur frikë në rritje se Rusia po e përdor Serbinë për të nxitur tensionet në Ballkan, duke armatosur aleatin e saj me avionë dhe tanke, dhe duke punuar që ta destabilizojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën”, shkruan AP. Por theksohet që interesimi i BE-së është kthyer kah Ballkani Perëndimor. “Tre vendet janë bërë anëtarë të BE-së. Bullgaria, Rumania dhe Kroacia. Pjesa tjetër janë kandidatë potencialë për anëtarësim”, thotë artikulli i agjencisë së njohur të lajmeve. Ndryshe Juncker do të qëndrojë të mërkurën edhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …