Ahmet Qeriqi

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  foltoren e Panelit të këtij Takimi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, të cilën po e  publikojmë pjesërisht:  “Të dashur miq të Takimit të Madh Prishtina 2024,  Ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë që vendosët të më nderoni me Çmimin e Madh  “Mirënjohja Shqiptare” për kontributin tim në Pavarësimin e Kosovës.  E ndaj këtë nder me mikun tim të mirë të shumë dekadave, Harry Bajraktari, i cili ishte i  pari që më prezantoi me çështjen e Kosovës dhe luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi. Ai ka  qenë gjithmonë përkrah meje dhe kemi punuar së bashku në Washington dhe New York për të  siguruar mbështetje për Kosovën në Kongresin Amerikan, në Shtëpinë e Bardhë dhe në shumë  organizata ndërkombëtare.  Shumë pak njerëz në Washington e dinin se ku binte Kosova, kur e nisëm punën tonë,  por kjo ndryshoi shpejt. Në vitin 1996, kur dukej se Kosovën po e harronin, udhëtova në  Prishtinë dhe ngrita flamurin amerikan në sy të zyrtarëve serbë për të treguar se ëndrra ende  jetonte.  Më në fund, e gjithë bota demokratike u bashkua në mbështetje të Kosovës. Kjo u bë  fare e qartë kur në 1999, Presidenti President Bill Clinton udhëhoqi NATO-n në luftën që  shmangu një katastrofë humanitare, ndaloi genocidin, dhe më në fund solli paqen dhe  stabilitetin në rajon. Kosova u çlirua dhe hyri në rrugën e pamvarësisë.  Bashkë me Harry Bajraktarin dhe miq të tjerë, udhëheqës të komunitetit shqiptar, e  vizituam Kosovën menjëherë pas çlirimit dhe u kthyem aty përsëri shumë herë gjatë këtyre viteve. Nuk do ta harroj kurrë fjalimin tim të parë përballë Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së  Pavarësisë.  Për fat të keq, për shkak të rrethanave personale nuk mundem që të marr pjesë në  takimin tuaj të nderuar. Por e duartrokas dhe mbështes me gjithë zemër vendimin tuaj për të  festuar triumfin e lirisë dhe demokracisë në Kosovë.  Vërtet, 25 vite pas mbarimit të luftës, ka shumë arsye për të festuar. Kosova është bërë  një vend i pavarur, një demokraci solide, dhe një faktor  i paqes në rajon dhe në botë. Rreth 110  vende dhe shumica e organizatave ndërkombëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. E ardhmja  juaj është e ndritur dhe ndjehem mirënjohës që pata fatin të luaj një rol e të isha me ju në  pjesën më të madhe të këtij udhëtimi.  Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e Kosovës!– e përfundon  Përshendetjen e Tij, Z. Eliot Engel, i cili ndërvite ishte, gjithashtu, edhe themelues e  (bashkë)kryesues i “Grupit të Ligjëvënësve për Çështjet Shqiptare” në Kongresin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës.    …

Më shumë...

Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së

Kadri Veseli

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale në Hagë, i akuzuar për gjoja krime lufte, ka paditur deputetin e Vetëvendosje, Visar Korenicën, për shpifje. Padia është ngritur kundër deklaratave të Korenicës lidhur me një projekt të ATK-së, në të cilin Korenica …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së reagon kundër propozimit për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar lidhur me luftën e UÇK-së të vitit 2001

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka kthyer përgjigje propozimit të kandidatës për kryetare të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkovka, për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për luftën e 2001-së. Ahmeti ka shprehur kundërshtimin e tij për përdorimin e ngjarjeve të kaluara në fushatën zgjedhore, duke thënë se është e …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti po hesht kundër presionit të Gjermanisë për themelimin e Asociacionit pastaj anëtarësimin në KiE

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende po  hesht  lidhur me qëndrimet e Gjermanisë për themelimin e Asociacionit, si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kur gazetarët e pyetën për reagimin e tij ndaj deklaratave të fundit të Gjermanisë në një aktivitet në Graçanicë, Kurti ka lënë pa …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Kurti nuk dëshiron zgjedhje pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit

Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë  se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qëllim të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme, sidomos tani pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Haziri ka komentuar se deklaratat e Kurtit janë manipuluese, duke theksuar se ai ka frikë nga zgjedhjet, veçanërisht pas raportit që …

Më shumë...

Enver Hoxhaj, deklaron se Asociacioni është një “përbindësh” dhe kritikon politikën e jashtme të Qeverisë Kurti

Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur kundër së Asociacionit, duke e quajtur, një  përbindësh. Hoxhaj ka argumentuar se politika e jashtme e qeverisë Kurti nuk përmbush parimet e kushtëzimit siç është interpretuar në Kosovë. Ai ka theksuar se vendimi i qeverisë për të pranuar marrëveshjen e Brukselit …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Deklaratat e Qeverisë për më shumë sovranitet në veri të Kosovës nuk reflektojnë realitetin

Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur dyshime në lidhje me deklaratat që thonë se Kosova ka më shumë sovranitet në pjesën veriore të vendit, duke thënë se njerëzit që japin këto deklarata nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh atje. Çitaku ka bërë këtë deklaratë pas zbulimit …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Programi Kompakt do të ndihmojë në fleksibilitet dhe stabilitet në sektorin e energjisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se hyrja në fuqi e Programit Kompakt do të sjellë një ndihmë të rëndësishme për sektorin e energjisë në Kosovë. Haradinaj vlerësoi lidershipin e ShBA-ve në ndihmën ndaj Kosovës, duke e cilësuar kontributin e tyre si i pazëvendësueshëm, si në aspektin politik …

Më shumë...

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka bërë një rrëfim të ndjeshëm duke kujtuar momentet me Ilazin. Ai ka ndarë se në shenjë mirënjohje për të rënët, ai shkon gati çdo ditë në orët e vona të natës tek varret e shokëve …

Më shumë...

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar të arriturat e vendit përgjatë këtyre viteve. Duke dashur që ta bëjmë më konkrete dhe më të prekshme endrrën e anëtarësimit në BE, dhe përfitimet që ai sjell për qytetarët dhe shoqërinë, kërkuam nga Bashkimi …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit, heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe martirët e Drenicës

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra. Ai ka thënë me këtë rast se në atë betejë ishte bashkë me Ilaz Kodrën, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën e luftëtarë tjerë. Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë …

Më shumë...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti do të shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

Me propozim të kryebashkiakut, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranës, titulli “Qytetar Nderi”  do t’ i jepet kryetarit të  Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Ky titull do t’i akordohet në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë. Ali …

Më shumë...

Nuredin Abazi: Latife e Rrushe Kolollin i kanë vrarë forcat serbe, pasi trupat e tyre janë gjetur në zonën, që ata e kontrollonin

Dëshmitari, Nuredin Abazi, në Gjykatën Speciale në Hagë, mohoi burgjet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gjatë paraqitjes së tij, në gjykimin që po mbahet kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Nuredin Abazi, ka thënë se Latife dhe Rrushe Kolollin i kanë vrarë forcat serbe, pasi që trupat e tyre janë gjetur në një zonë ku vazhdimisht ka pasur patrullime nga serbët. Vendi ku janë …

Më shumë...

Kryeministri Kurti në takim me deputetët italianë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me deputetë nga Grupi Parlamentar për Punë të Jashtme të Italisë, ku ka shprehur dëshirën për mbështetjen e Italisë në rruhen drejt anëtarësimit të  Kosovës në Këshillin e Evropës. Kurti ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe …

Më shumë...

Këshilltarët socialistë në Shqipëri, kanë propozuar emërtimin e një rruge, në Tiranë, me emrin e Remzi Hoxhës

Remzi Hoxha

Këshilltarët socialistë kanë propozuar emërtimin e një rruge në kryeqytet me emrin e Remzi Hoxhës. I lindur në Shkup, Remzi Hoxha, kishte qenë një biznesmen dhe një aktivist për çështjen etnike shqiptare në Kosovë, por ishte larguar për në Shqipëri për t’i shpëtuar persekutimit nga regjimi jugosllav. Por pastaj, më …

Më shumë...

25 vjet më parë në mbrojtje të popullatës, të cilën po e masakronte policia serbe, ka rënë dëshmor edhe Komandanti, Ilaz Kodra

Më 30 prill 2021 përkujtohet komandanti, Ilaz Kodra, vëllezërit Adem e Xhafer Gashi, dhe të gjithë rënët në Verboc të Drenasit

Pas një beteje disa ditësh, në Zonën Operative të Drenicës, më 30 prill të vitit 1999, në mbrojtje të popullatës, të cilën po e masakronte  mizorisht ushtria dhe policia serbe  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Komandanti i Brigadës 114, Fehmi Lladrovci në zonën Operative të Drenicës,  Ilaz Ismail  Kodra,  pastaj …

Më shumë...