Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim deputetët e Grupit Parlamentar 6+, të kryesuar nga Albert Kinolli. Në këtë takim ku është biseduar për çështjen e komuniteteve në përgjithësi, Kryeministri Haradinaj tregoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komuniteteve në të gjitha proceset e vendit. …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Nataliya Apostolova: Më mirë të shpenzohet për reformat në arsim, sesa për 80 zëvendësministra
Në administratën publike të Kosovës buxheti më i madh shpenzohet për zëvendësministra. Dëshirojmë që këto para të përdoren për reformë të thellë në arsim e jo vetëm për paga të zëvendësministrave, ka thënë të mërkurën shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, në prezantimin e raportit të …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mbajë seancën e radhës plenare
Në rend të ditës janë gjithsej 10 pika, prej të cilave edhe propozimi i Vetëvendosjes për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti. Në pikën e 6-të të rendit të ditës, Kuvendi do të ketë shqyrtimin e parë të projektligjit për amnisti. Rendi i ditës: 1. Koha për deklarime jashtë …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës ka ndërmarrë vendime në të mirë të qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se 18 vjet më parë në skenën politike të Kosovës ka ardhur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke krijuar kështu një mes politik. Përmes një postimi në rrjetin social Haradinaj ka theksuar se përgjatë këtyre viteve, Aleanca u shndërrua në një lëvizje, që …
Më shumë...Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi për ku është nisur sot pas përfundimit të vizitës në Itali. “Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi, ku do …
Më shumë...Institucionet e Kosovës presin vlerësim pozitiv nga delegacioni i Bashkimit Evropian për vizat
Për ta parë nga afër progresin për luftimin e krimit dhe korrupsionit gjatë kësaj jave në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Evropian. Me këtë rast, përfaqësuesit e institucioneve, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë shprehur optimizëm se Kosova do të …
Më shumë...Ish-kryeministri i shqiptar, Sali Berisha: Shqipëria po ia dorëzon pasuritë përrallore tek Greqia
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka denoncuar sot sërish faktin se Shqipëria po i fal pasuri përrallore Greqisë, me marrëveshjen e detit. Sipas ish-kryeministri ‘dje u mblodh komisioni i përbashkët i kryesuar nga spiuni famoz Meçollari për shitjen e Detit’. “Shqipëria në prag të dorëzimit të pasurive përrallore Greqisë! Të dashur …
Më shumë...Pas emërimit nga Qeveria e Kosovës, fillon punën Bordi Drejtues i Sigurimeve Shëndetësore
Pas emërimit ditë më parë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të Bordit të Sigurimeve Shëndetësore, në Ministrinë e Shëndetëssië, u mbajt sot takimi i parë i këtij bordi që është organi më i lartë vendim-marrës i Fondit në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor. Në këtë takim …
Më shumë...Kryetari Thaçi: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e krimeve të forcave serbe
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 116 civilët e pafajshëm të vrarë nga forcat serbe në Studime të Vushtrrisë. Ai përmes një postimi ka shkruar se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. “Sot i kujtojmë 116 civilë të pafajshëm …
Më shumë...Gazmend Muhaxheri godet Ismet Beqirin: Unë do të jem kryeministër, Beqirin mund ta bëjë zëvendës
Gazmend Muhaxheri po i bënë me dije edhe njëherë të gjithë atyre se e kritikuan se nuk do të heq dorë nga ambiciet e tij, ai tha se do të bëhet kryeministër i Kosovës, kështu duke u zgjedhur nga rradhët partisë së tij LDK. Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend …
Më shumë...Të premten me 4 maj nën organizimin e MPMS-së në Prishtinë do të hapet Panairi i Punës
Të premten me 4 maj, në sallen “1 Tetori” në Prishtinë do të hapet Panairi i Punës i organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në të cilin do të marrin pjesë 150 kompani nga Kosova, Gjermania, Austria dhe Zvicra, me mbi 4000 vende …
Më shumë...Kryeministri, Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19 vjetorit të masakrës së Studimes
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore, në 19-vjetorin e masakrës në fshatin Studime të Komunës së Vushtrrisë. Akademia mbahet duke filluar nga orën 12:00 në fshatin Studime. Më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga …
Më shumë...Sot nderohet Halil Gashi dhe populli i Burrelit, vend ku u stërviten rreth 4000 luftëtarë të UÇK-së
Komandanti i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut, Ruzhdi Saramati, bëri të ditur se sot më maj 2018, do të bëhet nisja për në qytetin historik të Burrelit, vend ku u bënë përgatitjet për ta luftuar kundër armikut serb, i cili i mbante nën sundim Kosovën e trevat e …
Më shumë...Gjermania trysni ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian për të njohur Pavaresinë e Kosovës
Ish-Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, ka thënë se Bukureshti është nën trysninë e Gjermanisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Në një deklaratë për televizionin rumun, “B1”, Basesku, ka thënë se Gjermania po ushtron trysni ndaj pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës që …
Më shumë...Sot përkujtohen dëshmorët e atdheut Nysret Musa dhe Bajram Musa në Mitrovicë
Sot me 2 maj duke filluar nga ora 10 do të bëhen homazhe për dy dëshmorët e kombit Nysret Osman Musa dhe Bajram Gjafer Musa. Nderimet do të bëhen të vend-prehjet e dëshmorëve në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës.
Më shumë...Përkujtohen heronjtë Fetah Gega e Xhavit Bajraktari në 19 vjetorin e rënies heroike
Në organizim të OVL-së, së UÇK-së, dega në Therandë, sot në orën 11.00 shënohet 19-vjetori i rënies heroike të heronjve të kombit: Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari. Fillimisht bëhen homazhet te Lapidari, në vend-rënien e tyre, në fshatin Shirokë, ndërsa në orën 12:00 bëhen homazhe tek varrezat e Dëshmorëve, në …
Më shumë...