Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se emërimi i ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi është lajm i mirë. Limaj tha se në të njëjtën kohë, ky emërim tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve. …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi takon kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka bisedojnë për procesin zgjedhor
Dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën. Në një shkrim, Thaçi ka thënë se me Dakën kanë biseduar për procesin zgjedhor. “Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme …
Më shumë...Kadri Veseli thotë se Kosovës i duhet një kryeministër që bashkëpunon me Amerikën, Britaninë dhe BE-në
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Kosovës i duhet një kryeministër që bashkëpunon me Amerikën, Britaninë dhe Bashkimin Evropian. Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim masiv në Mitrovicë, ka thënë se Kosovës i duhet një Kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë …
Më shumë...Haradinaj e mirëpritet emërimin e Richard Grenell si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka mirëpritur emërimin e Richard Grenell si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Haradinaj shtoi se do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues. “Mirëpres emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual …
Më shumë...Thaçi: Tash jemi edhe më konfident në procesin e dialogut dhe në mundësinë që të arrijmë njohjen nga Serbia
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur emërimin e ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Për kreun e shtetit ky emërim është një tjetër dëshmi që Presidenti Trump dhe administrata amerikane qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm. “Tash jemi edhe më …
Më shumë...Trump e cakton ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell të dërguar të posaqëm për bisedimet Kosovë-Serbi
Kryetari amerikan Donald Trump të enjten mbrëma ka caktuar Richard Grenell, ambasadorin e tij në Gjermani për të shërbyer si i dërguar i posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi. Grenell ka shërbyer si ambasador në Gjermani që nga maji i 2018-ës. Ai do të mbetet në atë rol edhe gjersa …
Më shumë...BE financon të rinjtë e Kosovës për të studiuar në vendet e evropiane përmes skemës Young Cell
Të diplomuarit e skemës Young Cell-programi i BE-së që financon të rinjtë e Kosovës për të studiuar në Bashkimin Evropian, të enjten kanë ndarë përvojat e tyre personale gjatë studimeve dhe periudhës së aplikimit për bursa, të cilat kanë për qëllim ndryshimin e administratës publike dhe reformat e sundimit të …
Më shumë...Kadri Veseli: Ata që i ndajnë dhe përçajnë qytetarët brenda, nuk mund ta mbrojnë Kosovën jashtë
Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Kadri Veseli, në tubimin që ka mbajtur në Vushtrri ka thënë se ky tubim dëshmon se vushtrriasit janë të vendosur për fitoren e PDK-së. Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se ata që i ndajnë dhe përçajnë qytetarët brenda, nuk mund ta mbrojnë …
Më shumë...Haradinaj: Vjosa Osmani po thotë se do çkapë vetë shtetin, ndërsa vetë LDK bën pjesë në kapjen e shtetit
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka folur për Lëvizjen Vetëvendosje. “Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje është komuniste”, ka thënë Haradinaj. Tutje ai ka folur edhe për planin ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje. “Nëse i sheh pikëpamjet ekonomike të Albin Kurtit duket sikur ato janë të kohëve të …
Më shumë...Sot është dita e parafundit që aplikuesit e regjistruar suksesshëm të votimit përmes postës mund të votojnë
Sot është dita e parafundit që aplikuesit e regjistruar suksesshëm të votimit përmes postës të votojnë. Saktësisht, fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor, pra ditën e nesërme. Votimi përmes postës ka filluar më 19 shtator. Kujtojmë se nga 40 mijë e …
Më shumë...Molliqaj: Kosova nuk e ka luksin ta largojë nga pushteti një PDK, për me e sjellë në pushtet një PDK 2.0 (Vetëvendosjen)
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kosova nuk e ka luksin ta sjellë në pushtet një PDK 2.0 duke iu referuar Vetëvendosjes. Molliqaj ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosjes po i’u del e vërteta në shesh. “Krejt çfarë kam thënë për VV-në dhe njerëzit e …
Më shumë...Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”: AShAK ta shkarkojë urgjentisht matrapazin “akademik” Mehmet Kraja
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar për zgjedhjen në krye të Akademisë se Shkencave dhe Artëve të Kosovës, të siç e kanë quajtur ata të pseudo “akademikut” Mehmet Kraja. Sipas Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Mehmet Kraja nuk është …
Më shumë...Christian Heldt: Bashkimi i Gjermanisë ishte një prej momenteve më të gëzueshme në historinë gjermane
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shënuar sot Ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Ambasadori Christian Heldt ka pritur sot liderë institucional e politik, njerëz nga arti e kultura, biznesi e shoqëria civile për të shënuar këtë ngjarje të cilën e ka konsideruar si shumë të rëndësishme për Gjermaninë. Në fjalën …
Më shumë...DS: Studentët kosovarë kanë marrë edhe një goditje të rëndë shkaku i ndërhyrjeve politike në arsim
Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Republikën e Kosovës ka reaguar për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA. Përmes një reagimi të bërë për media, Demokracia Studentore kërkon nga institucionet e vendit që të japin përgjegjësi për përjashtimin e AKA nga ENQA. “Studentët kosovarë kanë marrë …
Më shumë...Haradinaj ngushëllon për vdekjen e hoxhës Asllan Murati i i cili ishte kujdesur për eshtrat e heroit Isa Boletinit nga viti 1998
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica. Haradinaj tha se hoxha i ndjerë ishte burrë i respektuar dhe patriot, ndërsa ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletinit nga viti 1998 deri në rivarrimin e tyre. “Pikëllues lajmi për kalimin …
Më shumë...MASHT thotë se për mos akreditimin e AKA-së nga ENQA është njoftuar nga mediat, po nuk ka informacion zyrtar
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thotë se e ka pranuar me shqetësim lajmin se Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, ka konstatuar që Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk i përmbushë rregullat evropiane për të qenë pjesë e Asociacionit dhe si e tillë nuk mund të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
