leoni

Radio Kosova e Lire

Çanak: Kosova është shtet dhe qytetarët e Serbisë duhet të përballen me këtë të vërtetë

Nenad Canak

Kandidati për kryetar të Serbisë, Nenad Çanak ka thënë se Kosova është shtet dhe qytetarët e Serbisë duhet të përballen me këtë të vërtetë, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë kjo. Pse në Kosovë nuk shkohet pa pasaportë? Pse paratë e taksave nga Kosova nuk shkojnë në arkën …

Më shumë...

Ymeri: Të angazhohemi për krijimin e ushtrisë dhe ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët tanë

Visar Ymeri thotë se pavarësisht "vullnetit të popullit" koalicioni që i ka fituar zgjedhjet po e bllokon formimin e institucioneve

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë së cilës është biseduar kryesisht për çështjen e krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të shndërrohet në Ushtri të Kosovës por duhet të angazhohemi edhe për vazhdimin …

Më shumë...

Kadriaj: Kandidatët për president të Serbisë nuk duhet lejuar të bëjnë fushatë në Kosovë

Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Duke komentuar mbajtjen e fushatës zgjedhore në Kosovë të kandidatëve për kryetar të Serbisë, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se kjo nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë. Ajo ka theksuar se kandidatët për president të Serbisë nuk duhet lejuar që të bëjnë …

Më shumë...

Deputetë të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të PBEJL

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj dhe Muhamet Mustafa po marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore (PBEJL), punimet e së cilës po mbahen në Kroaci. Tema e diskutimit ishte: “Varësia energjetike, siguria energjetike, sfidat e Evropës dhe rajonit”. Delegacionet e Procesit …

Më shumë...

Miratimi i projektligjit për shndërrimin e FSK-së në forcë me mandat ushtarak mund të marrë disa muaj kohë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë paralajmëruar se procesi i miratimit të projektligjit  për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mandat ushtarak, mund të marrë edhe disa muaj kohë, paralajmërojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Deputetët kanë thënë se është mire që kjo kohë të shfrytëzohet …

Më shumë...

Ushtria e Kosovës është paraparë t’i ketë 8 mijë pjesëtarë

Kuvendi mblidhet sot për të votuar projektligjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Sipas projektligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ajo do t’i ketë 8 mijë pjesëtar, prej të cilëve, 5 mijë pjesëtar të rregullt dhe 3 mijë rezervë. Zyrtarë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë kanë thënë se buxheti aktual për këtë ministri është 51 …

Më shumë...

Hoxha: Luftën e UÇK-së nuk ka arritur ta njollos asnjë gjykatë dhe nuk do të arrijë as Gjykata Speciale

Ministrja Dhurata Hoxha beson se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund të shkojnë në BE pa viza

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se asnjë gjykatë nuk ka arritur ta njollos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk do të arrijë as Gjykata Speciale. Ajo ka shtuar më tutje se ministria që drejton nuk e ka asnjë mandat për t’u marr me këtë çështje por …

Më shumë...

Komunën e Junikut e vizitoj ambasadori i Norvegjisë z. Per Strand Sjaaastad

Kryetari i komunës se Junikut Agron Kuçi priti në takim ambasadorin e shtetit të Norvegjisë Per Strand Sjaaastad, te cilin e informoj për të arriturat e komunës së Junikut, gjithashtu edhe për objektivat që ka kjo komune në të ardhmen, se bashku ata vizituan shtratin e lumit Erenik dhe qendrën …

Më shumë...

MKRS-ja investon 600 mijë euro për Stadiumin në Viti

Në vazhdën e investimeve të shumta nëpër komunat e Kosovës, që për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar të premten një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, qëllimi i të cilit është përkrahja financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit në …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri bisedoi me një grup prej rreth 100 studentësh të Fakultetit të Arkitekturës

Rreth 100 studentë të Fakultetit të Arkitekturës kanë qëndruar në Mitrovicë, me ç’rast kanë vizituar Qendrën Sportive Multifunksionale “Omnisport”, afër ndërtesës së Komunës dhe fabrikën e kërpudhave në Gushavc të Mitrovicës. Gjatë qëndrimit në Mitrovicë studentët kanë takuar kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili i ka shoqëruar …

Më shumë...

Në Shipol u hapa një klasë parashkollore për fëmijë

Janë 77 fëmijë të lokalitetit në Shipolit të komunës së Mitrovicës që do të kenë kushte shumë të mira për ndjekjen e mësimeve përgatitore (parashkollore), pasi që në Shkollën e atyshme të Mesme të Ulët “Fazli Grejqevci është përuruar këndi për klasën përgatitore, falë një donacioni të ndarë nga OSBE-ja. …

Më shumë...

Po vazhdojnë vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Malishevës

Në komunën e Malishevës janë duke vazhduar vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve të klasave të para, pesta dhe të nënta. Të premten ekipi i profesionistëve shëndetësor të QKMF ” Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, i ka kryer vizitat e nxënësve të SHFMU ” Hilmi Hoti” në Carrallukë. Këto vizita, i …

Më shumë...

Një delegacion nga Komuna e Lilburnit vizitoi Komunën e Suharekës

Brian Burchick, nënkryetar i Komunës së Lilburnit, Jon Stallsmith, pastor në Kishën e këtij qyteti dhe Berat Gegaj  nga “Kosovo hope” kanë vizituar Komunën e Suharekës, me ç’rast janë takuar me nënkryetarin e Komunës Rexhep Kuçi, drejtorin e arsimit Sherif Berisha dhe atë te administratës Vitor Markaj. Gjatë këtij takimi …

Më shumë...

Përkrahje për 10 fermerë të rinj të komunës së Shtimes

Si rezultat i zbatimit të Marrëveshjes për bashkëpunim në mes të komunës së Shtimes, përkatësisht Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (“IADK” ), të nënshkruar më 1.2.2017,  më 16.3.2017, kanë nënshkruar kontratat 10 përfitues të projekteve për serra. Më nënshkrimin e këtyre kontratave fermerëve …

Më shumë...

Përurohen punimet në projektin e hapjes së rrugës në fshatin Biqec të Kaçanikut

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, mori pjesë në përurimin e punimeve në rrugën në Lagjet Mezin-Koraç dhe Bunjaku, të cilat do të lidhen me rrugën “Mynyr Thaçi” në Kovaqec. Me këtë rast Nënkryetari Elezi foli për rëndësinë e hapjes së kësaj rruge, duke shtuar se banorët e kësaj …

Më shumë...

Qindra mijëra euro për investime në projektet infrastrukturore për Komunën e Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në Kaçanik. Me anë të këtij Memorandumi do të financohet realizimi i ndërtimit të rrugëve “Nexhmush Elezi”, “Selim Shehu” dhe “Burim Rexha”, “Rushit Luta”, “Bajram Berisha”, …

Më shumë...