Radio Kosova e Lire

Bashkësia Islame në Malishevë merr obligimin për kryerjen e shërbimeve të varrimit

Sot, është nënshkruar marrëveshja mes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Xhevat Kryeziut, për mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e varrimit për personat e vdekur, të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo marrëveshje është bërë, duke u …

Më shumë...

Në komunën e Malishevës rrugët janë të hapura por ka telashe në vendbanimet malore

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës, janë të hapura, mirëpo në disa fshatra të thella malore, ka probleme për shkak të ngricave, rënies së vazhdueshme të borës dhe erërave, të cilat vende vende e bartin borën në rrugë. Nga fillimi i reshjeve rrugët kanë filluar të hapen dhe nuk …

Më shumë...

Klina shpall sportistët më të mirë të vitit 2016

Në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, organizuar nga drejtoria për kulturë, rini dhe sport në Klinë, të mërkurën është mbajtur manifestimi i zgjedhjes së sportistit të vitit 2016 në Komunën e Klinës. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka uruar gjithë sportistët për rezultatet e …

Më shumë...

Bordi i Drejtorëve në Skenderaj mbajti takimin e parë për vitin 2017

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga nënkryetari Fadil Nura ka mbajtur takimin e parë për vitin 2017. Në këtë takimi të fillimvitit nënkryetari Nura e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2016 për Komunën e Skenderajt dhe ka kërkuar angazhim maksimal nga drejtorët e drejtorive në vitin …

Më shumë...

Selimi: Gjykata Speciale ka për qëllim për ta dëmtuar Kosovën, luftën e saj dhe UÇK-në

Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Gjykata Speciale  ka për qëllim për ta dëmtuar luftën çlirimtare të Kosovës. Këtë Gjykatë e ka krijuar vet pushteti i tanishëm dhe mazhoranca e pushtetit në Kuvend. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është cituar të ketë deklaruar më tutje se …

Më shumë...

Thaçi: Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve ( ! )

Hashim Thaci

Duke u munduar ta arsyetoj krijimin e Gjykatës Speciale, kryetari, Hashim Thaçi ka thënë se kjo gjykatë është krijuar për shkak të vrasjes së dëshmitarëve (!). Gjatë një deklarimi për “Kosovapress”, ai ka thënë se  një nga sfidat e vitit 2017 padyshim është edhe Gjykata Speciale për të cilën eksponentë …

Më shumë...

Soren Jesen Petersen: Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë

Petersen uron Haradinajn, nuk kam dyshim se do të shfaqni energji, përkushtim dhe gatishmëri për t’u marr me sfidat kryesore të pa zgjidhura

Ish kryeadministratori i Kosovës nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Soren Jesen Petersen i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se Kosova duhet të udhëhiqet nga një gjeneratë e re. Fatkeqësisht Kosova ka gjeneratën e njëjtë të udhëheqësve politikë që ishin në pushtet ose afër meje, madje edhe para pavarësisë. …

Më shumë...

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ketë pasoja të paparashikueshme për politikën serbe

UNESCO

Anëtarësimi i vendit tonë në UNESCO do të ketë pasoja të paparashikueshme për politikën serbe ndaj Kosovës. Këtë e ka pohuar Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq. Ai i ka deklaruar gazetës serbe “Jedinstvo” se në rast të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, në dokumentet e kësaj agjencia të …

Më shumë...

Bora ka vështirësuar komunikacionin në autostradën “Rruga e Kombit”

Bora që po bije në pjesën veriore të Shqipërisë dhe më gjerë, ka vështirësuar komunikacionin edhe në autostradën “Rruga e Kombit”. Rruga e Kombit është vështirësuar në segmentin pranë Kukësit. Kjo ka bërë që të mobilizohet Bashkia e Kukësit e cila ka mbledhë shtabin e emergjencave. Në mbledhje është kërkuar …

Më shumë...

ASK: 26 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qenë të papunësuar në vitin 2016

ASK: 26 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qenë të papunësuar në vitin 2016

Agjencisë së Statistikave të Kosovës njoftpn se 26 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qenë të papunësuar në vitin 2016. Kjo agjenci njofton se krahasuar me vitin 2015, ka pasur një ulje të papunësisë për 6 për qind. Zyrtar të Qeverisë kanë thënë se një ngra prioritet e e …

Më shumë...

MPJ për 5 muaj ka lëshuar 13 mijë vula apostile

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se nga koha kur ka hyrë në fuqi Konventa e Apostiles, më 14 korriku e deri më tani, ka lëshuar 13 mijë vula apostile për dokumente të ndryshme të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në shtete të jashtme. Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime …

Më shumë...

Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri kanë filluar fushatë për mbledhjen e fondeve për fëmijët në Siri

Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri kanë filluar fushatë për mbledhjen e fondeve për fëmijët në Siri. Kjo nismë ka filluar nga Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar dhe Kryqi i Kuq i Shqipërisë në qytetin Elbasan, ndërsa një xhami lokale e ka dhënë kontributin e parë prej 500 mijë lekësh (3 …

Më shumë...

Kryetari Bashota uron qytetarët për vitin 2017

Në urimin e kryetarit të komunës së Klinës z.Sokol Bashota thuhet: Të nderuar qytetarë, ju uroj Vitin e Ri kudo ku ndodheni, brenda ose jashtë, afër ose larg Kosovës, pranë ose jo vatrave familjare dhe të dashurve. Për secilin prej jush, për të dashurit tuaj, për familjet tuaja: Shëndet, punë, …

Më shumë...

Kryetari Asllanaj viziton institucionet kujdestare

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj së bashku me një pjesë të stafit të tij pak para ndërrimit të moteve ka vizituar institucionet kujdestare në natën më të lumtur të vitit: shëndetësinë, policinë dhe zjarrfikësit. Në të tria këto institucione kryetari Asllanaj, u informua se gjendja është e …

Më shumë...

Festojnë duke punuar dhe marrin urimin e parë nga kryetari Ismajli

Kryetari i komunës së Shtimes z.Naim Ismajli i shoqëruar nga drejtori i DSHMS Musa Baftiu në momentet e ndërrimit të moteve qëndruan në mesin e punëtorëve të shtëpisë së shëndetit, që në këtë festë kujdestaronin. Urimet për punën e tyre të shenjtë kryetari u drejtoi duke u dëshiruar shëndet dhe …

Më shumë...

Skenderaj feston qetë dhe dinjitetshëm

Skenderaj në natën e ndërrimit të viteve ka festuar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të raportuara në minutat e para të vitit 2017. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë, minutat e ndërrimit të viteve i ka kaluar në Shërbimin e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës të …

Më shumë...