Të premten komisioni për koordinimin e kundërshtimeve ndaj faljes së pronave manastirit të Deçanit nga Kushtetuesja, ka mbajtur takim me kryetarët e fshatrave të komunës së Deçanit, ku është biseduar për Protestën gjithë popullore e cila do të organizohet me 16 qershor 2016 në ora 12:00 në qendër të Deçanit. …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Ministri Shala uron Përfaqësuesen e Kosovës në futboll
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e uron Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas fitores të sajë ndaj Ishujve Faroe, tashmë pas pranimit të futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA. Ministri Shala e vlerëson paraqitjen dhe lojën që ka zhvilluar Përfaqësuesja e Kosovës, dhe kjo dëshmon cilësinë …
Më shumë...Në Mitrovicë testi i maturës përfundon pa asnjë problem
Edhe në Mitrovicë ka filluar dhe mbaruar ashtu si duhet Testi i Maturës Shtetërore. Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit në komunën e Mitrovicës, Pajazit Hajzeri, ka vizituar me këtë rast disa qendra ku është mbajtur testi, për tu njohur nga afër me ecurinë e …
Më shumë...U mbajt testi i maturës në Malishevë
Sikur në tërë vendin, edhe në Komunën e Malishevës, u mbajt testi i maturës, për të gjithë ata që e kanë përfunduar shkollimin e mesëm. Testi i maturës, u mbajt në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë dhe Shkollën e Mesme Profesionale, Ekonomiko-Juridike “Lagush …
Më shumë...Funksionalizimi i Bifurkacionit shënon fillimin e realizimit të projekteve madhore në Ferizaj
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa në një konferencë shtypi ka theksuar se prej ditës së diel po hapet një kapitull i ri i investimeve në Komunën e Ferizajt. Sipas, tij në ditën e Planifikimit Hapësinor, po fillon funksionalizimi i fenomenit të Bifurkacionit, i cili gjer më tani ka qenë i …
Më shumë...Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Ferizaj mbajti kuvendin zgjedhorë
Të shtunën në Ferizaj u mbajt Kuvendi i tretë zgjedhor i Organizatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë Kuvend merrnin pjesë, veteranë të luftës si dhe mysafirë të shumtë që ishin ftuar në pjesën e parë të këtij kuvendi. Në hapjen e këtij kuvendi të …
Më shumë...Mbahet provimi i maturës në Ferizaj
Mbi 2 mijë maturantë të Komunës së Ferizajt iu nënshtruan testit të maturës shtetërore. Në njërën nga qendrat ku mbahej provimi erdhën edhe ministri i Arsimit z Arsim Bajrami dhe kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Sfarqa. Të dy konsideruan se nga viti në vit po rritet cilësia e …
Më shumë...Ymeri shpreh përkrahje për kryetarin e Mitrovicës
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka shprehur përkrahje për kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, për të cilin ka thënë se po e mbron qytetin nga planet e Serbisë. Ai ka thënë se ndaj kryetarit të Mitrovicës kanë filluar sulme të orkestruara, si sulmi i fundit me armë zjarri në ndërtesën …
Më shumë...MASHT e quan të suksesshëm Provimin e Maturës Shtetërore
Edhe pse janë raportuar raste të kopjimit përmes rrjeteve sociale, Komisioni i Ministrisë së Arsimit e ka quajtur si të suksesshëm mbajtjen e provimit të Maturës Shtetërore. Kryetari i këtij komisioni, Azem Guri, ka thënë se në bazë të informacioneve të pranuara nga komunat, testimi i sivjetmë ka shënuar përparim …
Më shumë...Mustafa: Ligji për Trepçën do të sillet para nëntorit
Në tryezën për Trepçën, kryeministri Isa Mustafa foli për veprimet e Qeverisë së tij në lidhje me revitalizimin e këtij gjiganti ekonomik. Ai tha se me Trepçën nuk janë të lidhura vetëm efektet ekonomike, por edhe ato emocionale. Duke e vlerësuar këtë si problem kompleks, kreu i Qeverisë shprehu përkushtimin …
Më shumë...Veseli: Të ngritet padi për dëmet e shkaktuara ndaj Trepçës
Nën organizimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli, sot në Prishtinë u mbajt tryeza me temën ‘Ecuritë në transformimin e Trepçës’, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve, kryeministri, ministra, deputetë dhe ekspertë të huaj e vendorë. Në fjalën e tij, kryekuvendari Veseli vuri theksin te nevoja e një konsensusi të …
Më shumë...Sinani: Kërkojmë ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare
Kryetarja e sapo-zgjedhur e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se elita e re politike në Kosovën Lindore pret nga Prishtina dhe Tirana zyrtare që të bëjnë më tepër trusni ndaj Qeverisë së Serbisë në mbrojtje të interesave të banorëve të tri komunave shqiptare. Duke e vlerësuar si …
Më shumë...Faktet që përgënjeshtrojnë kryeministrin Rama për ‘rritje të shkëmbimit tregtar’
Nënshkrimi i 7 marrëveshjeve mes kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, u përcoll me lavdërata e mburrje nga kryeministrat e të dyja vendeve. Duke shmangur çështjen e mos-zbatimit të marrëveshjeve të kaluara, kryeministri Edi Rama foli vetëm për rritje të shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Sidoqoftë, të dhënat zyrtare flasin …
Më shumë...Koci: PDK të jap sqarime pse nuk u emërova në krye të Ministrisë së Drejtësisë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka komentuar mos-emërimin e tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë, pavarësisht se emri i tij ishte propozuar nga PDK për të qenë titullar i kësaj ministrie në kuadër të ri-formatimit të kabinetit qeveritar. Koci, i cili aktualisht mban postin …
Më shumë...Hoxhiq: Serbët po kushtëzojnë heqjen e barrikadës në urën e Ibrit
Marrëveshja për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër ka dështuar plotësisht. Brukseli, i cili kishte shpallur projekt për renovimin e urës kryesore në Mitrovicë është dorëzuar përballë kundërshtimit të strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës. Shefja e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiq ka bërë me …
Më shumë...Stavileci e Gjiknuri nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri në kuadër të takimit të dy Qeverive në Prishtinë nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi. Ky Memorandum ka objekt bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive, nëpërmjet Agjencive përgjegjëse të secilit vend, për ndërtimin e kapaciteteve …
Më shumë...