Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, duke folur mbi marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ka përjashtuar mundësinë e korrigjimit të tyre. Ajo e ka quajtur të papranueshme deklaratën e drejtuesit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, se Beogradi do ta konsiderojë ndryshimin e marrëveshjeve në …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Nisma përballet edhe me një dorëheqje në Besianë
Nisma për Kosovën është përballur dje edhe më një dorëheqje. Kryetari i degës së këtij subjekti në Besianë, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj koalicionit me AAK-në. Në një njoftim të afishuar në Facebook, ai ka sqaruar se dorëheqja e tij vjen si rezultat i lidhjes së …
Më shumë...Nxënëset e SHFMU nga Kërvasaria janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës
Në garat komunale të Malishevës në futboll, kategoria e vajzave, nxënëset e shkollës fillore dhe të mesme të ulët nga Kërvasaria, kanë kërkuar ndërtimin e fushës së futbollit, pasi kësaj shkolle i mungon. Por pavarësisht kësaj, këto vajza, e kanë zënë vendin e parë dhe për këtë, janë pritur nga …
Më shumë...Vazhdon repelimi i kafshëve në territorin e komunës së Malishevës
Njoftohen banorët e Tërpezës së Ulët dhe Shkarashnikt të komunës së Malishevës, se të mërkurën më 11 maj 2016, do të bëhet repelimi i kafshëve. Ky është cikli i dytë i repelimit të kafshëve, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). …
Më shumë...U mbajt mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve
Nën udhëheqjen e kryetari të komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, të martën u realizua mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve ku tema diskutimi ishin; Të hyrat vetanake Janar-Prill 2016; Kërkesa për ndërrim të parcelës private me parcelë komunale e cila kërkesë ju ka drejtuar Drejtorisë së Kadastrës, ndërsa si …
Më shumë...Njoftim për shënimin e ditës së Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit
Me rastin e manifestimeve përkujtimore “Java e Dëshmorëve”, Komuna e Rahovecit do të organizoj Akademi solemne, manifestimi dhe Akademia do të organizohet në bashkëpunim me shoqatat e UÇK-së. AGJENDA: Ora 08:00, Homazhe dhe nderime pranë varrezave dhe përmendoreve të Dëshmorëve. Ora 12:00, Akademi solemne për nderë të “Javës së Dëshmorëve”. …
Më shumë...Mbahet mbledhja e këshillit të drejtorëve në Komunën e Rahovecit
Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, të martën u mbajt mbledhja e këshillit të drejtorëve. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe nënkryetari i Komunës z. Xhemali Haxhimustafa dhe drejtor të drejtorive. Kryetari Vehapi fillimisht kërkoj nga Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini …
Më shumë...Përkujtohen dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani në 17 vjetorin e rënies
Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj janë përkujtuar dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani në 17 vjetorin e rënies. Familjarë të tyre me këtë rast thanë se ndjehen krenar me veprën e tyre, por nuk fshehin edhe pakënaqësitë me zhvillimet e pasluftës kur veprat e tyre po harrohen …
Më shumë...Ekipi serb i ‘Cërvena Zvezdës’ paralajmëron vizitë në Graçanicë
Pos faktit që Serbia organizon liga paralele të futbollit në Kosovë, ekipet nga Serbia vijnë edhe pa marrë leje në vendin tonë. Përderisa institucionet e Kosovës ende janë nën ekzaltimin e shkaktuar prej pranimit në UEFA, klubi beogradas ‘Cërvena Zvezda’ ka paralajmëruar ardhjen në Graçanicë, disa kilometra në jug të …
Më shumë...Për ndërtimin e pllakës përkujtimore ,,Eksodi 99” janë ndjekur të gjitha procedurat
Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të komunës së Mitrovicës dhe opinionit të gjerë, Zyra për Informim e Komunës së Mitrovicës, ofron sqarimet e nevojshme për Kallxo.com. Ju njoftojmë se Drejtoria e Prokurimit e ka kryer procedurën e prokurimit sipas LPP ne fuqi dhe kjo procedurë e prokurimit …
Më shumë...Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në Grykë të Carralevës
Të hënën, kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, nën shoqërimin e nënkryetarit të Komunës z. Fatmir Rashiti, familjarëve të të rënëve dhe veteranëve të UÇK-së, në shenjë nderimi me rastin e shënimit të përvjetorit të 17-të të Brigadës 60 Diversante Vëzhguese, pranë Shtabit të Përgjithshëm UÇK-së, bëri homazhe …
Më shumë...Kryekuvendari, Veseli u takua me ambasadorin, Delawie
Kryekuvendari, Kadri Veseli sot priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie. Me këtë rast, diplomati amerikan përgëzoi Veselin për zgjedhjen në krye të PDK-së, duke i dëshiruar suksese në përgjegjësitë e reja politike. Duke folur mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe rekomandimin për …
Më shumë...Veseli: Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018
Përkundër kërkesave të vazhdueshme të partive opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se ato do të mbahen vetëm në afatin e paraparë ligjor, me 2018. Megjithë faktin që edhe anëtarë të PDK-së kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme, kryetari i sapozgjedhur i kësaj …
Më shumë...Gashi: Nesër mbahet seancë në Gjykatën e Apelit për rastin ‘Drenica I’
Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka njoftuar se nesër do të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, sipas ankesës së avokatëve për ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ish-komandantit të ZO të Drenicës, Sami Lushtaku si dhe eprorëve e ushtarëve të tjerë në …
Më shumë...Të mërkurën nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”
Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, të mërkurën me 11 maj në ora 19:00, nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”, edicioni i 15-të. Sipas komisionit të formuar nga ana e kryetarit për organizimin e festivalit, në festival pritet që të marrin pjesë rreth 18 grupe artistike, asamble shoqëri …
Më shumë...Kryetari Svarqa po qëndron në Vjenë
Sot në Vjenë të Austrisë ka filluar punën konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga BE, për ndikimin e decentralizimit në shërbimet sociale. Në këtë konferencë po marrin pjesë kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, udhëheqësi i departamentit për politika sociale Muhamet Gjocaj dhe përfaqësuesi i Terre des Hommes, Kushtrim Ilazi. Delegacionin e …
Më shumë...