Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtor kanë nderuar dhe përkujtuar me respekt 28 Marsin e vitit 1989, ku në demonstratat e organizuara në mbrojtje të identitetit tonë, ranë dëshmorë Ismet Qorraj, Sali Hadërgjonaj, Mujë Mehmeti dhe Agim Kukleci. Po atë ditë, u plagosën qindra njerëz dhe shumë …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Kryetari Latifi ka pritur në takim bashkëveprimtarët nga Gjilani
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pritur në një takim miqësor në zyrën tij, bashkëveprimtarët nga Gjilani, z. Ahmet Isufi, ish komandant i ZOK të UÇK-së dhe bashkëveprimtarin politik, z. Ahmet Demiri, ish i burgosur politik si dhe z. Nazim Gagica, kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan. …
Më shumë...Kryetari Nura ka pritur në takim përfaqësues të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania” në Gjermani
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim përfaqësues të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania” në Gjermani, të kryesuar nga Naser Hoxhaj me bashkëpunëtorë. Me këtë rast, kjo shoqatë ka grumbulluar mjete financiare nga bashkatdhetarët tanë, në vlerën e 1,500 eurove, për t’i ndihmuar familjet e prekura nga …
Më shumë...Po punohet edhe jashtë orarit të punës për ti ndihmuar bujqit malishevas
Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, është duke punuar edhe jashtë orarit të punës, me qëllim që bujqit të mund të aplikojnë për subvencione, që jep Ministria e Bujqësisë. Për këtë qëllim, me kërkesë të drejtorit të drejtorisë, Sylë Dukolli dhe me miratim të kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, …
Më shumë...Qatar Charity dhe Komuna e Malishevës do të sigurojnë ujë për pije edhe për 38 familje tjera
Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Qatar Charity dhe Komunës së Malishevës, në programin për sigurimin e ujit për pije për familjet të cilat kanë nevojë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe përfaqësuesi i Qatar Charity, Besart Avdyli, zyrtarisht i kanë nënshkruar marrëveshjet me 38 përfitues të …
Më shumë...Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorë të drejtorive
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me diskutime rreth çështjeve me rëndësi për banorët e Komunës së Rahovecit. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç raportoi për …
Më shumë...Në Deçan u mbajt mbledhja e III- të e KPF- së
Në Deçan u mbajt mbledhja e III- të e Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj si dhe zyrtarë të tjerë. Në mbledhje u diskutua për këto …
Më shumë...Edhe të shtunën, Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj shërben bujqit e fermerët për aplikimet për subvencione
Edhe pse ditë pushimi, këtë të shtunë i gjithë stafi i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, prirë nga drejtori i Drejtorisë, Burim Bajrami, ishin në punë, me orar të plotë, për t’i shërbyer e lehtësuar bujqit e fermerët ferizajas, në aplikimin e tyre për subvencionet e …
Më shumë...Filloi rikonstruktimi i rrugës “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj
Rikonstruktimi i rrugës “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, që nisi kohë më parë e ku u ndërprenë punimet për shkak të punimeve në linjën hekurudhore e zhvendosjen e infrastrukturës nëntokësore të kompanive publike jokomunale. Tashmë, rifilluam punimet në këtë rrugë, që me dinamikë të shtuar, të shndërrohet tërësisht kjo arterie, në …
Më shumë...Me homazhe të varrezat e dëshmorëve u nderua jeta dhe vepra e dëshmori Nijazi Azemi- Komandant Mjekra
Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-komandant Mjekra, Institucionet komunale të Vitisë në krye me zëvendëskryetarin, Hasan Aliu dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, përfaqësues nga Lugine e Preshevës dhe veteran të luftës së UÇPMB-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike, deputetë të Republikës së Kosovës …
Më shumë...Kryetari Haliti vizitoi fshatin Radivojc
Kryetari i komunës së Vitisë,Sokol Haliti, inspektoi nga afër punimet për asfaltimin e rrugës së varrezave në fshatin Radivojc e cila do ta lehtësoj qarkullimin më të lehtë të banorëve për nevojat dhe shërbimet e tyre të domosdoshme!
Më shumë...Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim
Kryetari i komunës Së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit Arta Ajeti dhe kryetarin e sindikatës në nivel komunal Kemajl Bislimi, kanë vizituar mësimdhënësit të cilët janë duke mbajtur trajnimin me temë ,,Aplikimi dhe programimi i kompjuterëve në mësimdhënie”. Me këtë rast, kryetari Haliti i ka falënderuar …
Më shumë...Në Viti po mbahet turneu në basketboll
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përcjellë për së afërmi turneun e basketbollit “Flakadani i Karadakut” 2023. Ky turne që ka tubuar basketbollist dhe adhurues të shumtë të këtij sporti, po mbahet në kuadër të aktiviteteve sportive për nderë të manifestimit mbarëkombëtarë “Flakadani i Karadakut”2023, në Shkollën e …
Më shumë...Kryetari Latifi bëri homazhe në varrezat e martirëve të Krushës së Madhe në 24 vjetorin e masakrës në këtë fshat
Më 26 mars 1999, në Krushë të Madhe, ndodhi masakra që do ta trondiste botën e civilizuar. Egërsirat serbe vranë e masakruan 241 fëmijë, gra, pleq e burra të paarmatosur. Sot e 24 vjet më parë, 64 shqiptarë të Krushës mbeten ende të zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin …
Më shumë...Kryetari Latifi bëri homazhe në Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc. “Brestoci nuk ka vetëm numrin e madh të të martirizuarve, por nga ky fshat kanë dalë shumë luftëtarë e veprimtarë, të cilët e kanë …
Më shumë...Është mbajtur Turniri Ndërkombëtar i Boksit, në kuadër të aktiviteteve për nderë të 24 Marsit “Epopeja e Dukagjinit”
Është mbajtur Turniri Ndërkombëtar i Boksit, në kuadër të aktiviteteve për nderë të 24 Marsit “Epopeja e Dukagjinit”. Përmes këtij turneu është nderuar dhe respektuar lufta dhe sakrifica për liri e secilit dëshmor në vendin tonë. Në këtë turne morën pjesë boksier nga Shqipëria, Maqedonia, Italia, Zvicra dhe të gjitha …
Më shumë...