Radio Kosova e Lire

Në Skenderaj fillon fushata e korrje-shirjeve

Në territorin e komunës së Skenderajt ka filluar fushata e korrje-shirjeve, në të cilën po marrin pjesë rreth 100 autokombajna. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka njoftuar se është mbajtur një takim informues me kombajnerët, ku është diskutuar për përgatitjet e fillimit të fushatës së korrje-shirjeve …

Më shumë...

Sheshi “Adem Jashari” i mbushur me qytetarë në hapje të manifestimit për diasporën

Në sheshin “Adem Jashari” të qytetit të Skenderajt ka filluar manifestimi tradicional për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve, në të cilin ka marrë pjesë numër i madh i qytetarëve. Me një fjalë rasti të pranishmëve të shumtë i është drejtuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili duke …

Më shumë...

Nën braza të kohës 2019

Më 13 korrik u mbajt edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar të artit “Nën braza të kohës“, në Strellc të Deçanit. Edhe ky edicion u përqendrua rreth objektit Kulla tradicionale, që shërbeu si subjekt dhe objekt i festivalit. Artistë, dramaturgë, arkitektë, aktorë, muzikantë dhe pjesëmarrës nga bota akademike u tubuan …

Më shumë...

Ministri Reçica, ka pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë

Ministri i punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj.Maria Suokko të cilën e ka uruar për marrjen e detyrës dhe suksese në punën e saj. MPMS dhe UNDP kanë të thelluar bashkëpunimin në shumë projekte të rëndësishme, posaçërisht në …

Më shumë...

Në Programin Nacional për Rininë, nxënësit deçanas korrën rezultate të mira

Në Garën e Diturisë në nivel komunal ju nënshtruan testit 553 nxënës nga njëzet shkolla të Komunës së Deçanit, nga klasat e treta deri të klasat e dymbëdhjeta. Nga këto gara në nivel komunal u klasifikuan 73 nxënës për lëndët e caktuara për të vazhduar në nivel Republikan. Gara e …

Më shumë...

MBPZHR dhe UNDP bashkëpunojnë për përkrahjen e grave fermere

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç ka takuar përfaqësuesen kryesore të UNDP-së, në Kosovë, Maria Çuokko, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, si dhe për projektet e shumta, të cilat pritet të realizohen në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Ministrja e …

Më shumë...

Ministrja Zhiviç takoi shefat e zyrave regjionale

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç ka mbajtur takim me Kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe shefat e zyrave regjionale. Në takim është biseduar rreth procesit të vlerësimit të aplikacioneve për subvencione dhe grante investive, ku me këtë rast ministrja ka kërkuar nga shefat e zyrave …

Më shumë...

Nënshkruhet marrëveshje me DVV International për aftësimin e të rinjve në teknologji informatike dhe ndërmarrësi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në kabinetin e tij drejtorin e Zyrës në Kosovë të Institutit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Bashkësisë së Shkollave të Larta Popullore Gjermane (DVV International), Ramadan Alija. Në këtë takim mes Ministrisë dhe Institutit u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim …

Më shumë...

Kryetari Haliti inspektoi punimet që po kryhen në disa lokacione

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, kanë vizituar punimet që janë duke u kryer në rregullimin e trotuarit përgjatë rrugës Drobesh-Viti. Gjithashtu kanë parë nga afër punimet e rregullimit të rrjetit të ujësjellësit në Goshice, pastrimin e lumit Morava …

Më shumë...

Rregullohet ndriçimi edhe në tri fshatra të Malishevës

Komuna e Malishevës është duke e realizuar një prej projekteve më të kërkuara nga ana e banorëve, atë të rregullimit të ndriçimit publik nëpër vendbanimet e saj. Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit edhe në tri fshatra, në Bubavec, Mleqan dhe në pjesën më …

Më shumë...

Respektimi i ligjit mbetet prioritet i kryetarit Jashari

Inspektorët e Komunës së Skenderajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë mbyllur një lokal muzike në komunën e Skenderajt, për shkak se pronari i tij nuk ka pas leje/pëlqim nga Komuna, për veprimtarinë që zhvillohej aty. Fillimisht pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në lokal, e më …

Më shumë...

Ditët e Diasporës 2019 në Deçan

Të  dashur bashkatdhetarë  dhe qytetarë të komunës së Deçanit! Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ju fton që të jeni pjesë e aktiviteteve në kuadër të ,,Ditëve të Diasporës 2019’’. Agjenda e Aktiviteteve : Datë 07 deri më 13 Korrik –Festivali ,, Nën braza të Kohës’’. Edicioni i dytë …

Më shumë...

Ministri Gashi: Stadiumi Kombëtar, projekti kapital më i madhi në historinë e vendit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në prezantimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës që u bë në ambientet e Muzeut të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përfaqësues të …

Më shumë...

MIT ME MUNDËSI PËR PRAKTIKË TË STUDENTËVE TË UBT-SË

  Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të premten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), Edmond Hajrizi. Përmes saj, studentëve të UBT-së, u jepet mundësia që të kryejnë praktikë profesionale në MIT. Angazhimi i tyre do të jetë në drejtime që lidhen kryesisht …

Më shumë...

D.P.S.C., “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Malishevës, tri familjeve ju dhanë çelësat e shtëpive

Developpement de projets Socio-culturels (DPSC) nga Gjeneva, shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, ju kanë dorëzuar çelësat e shtëpive për tri familje në fshatin Kërvasari. Çelësat u janë dorëzuar familjeve të Rifat Bytyçit, Dritan Avdi Bytyçit dhe Lulzim Bytyçit, shtëpitë e të cilëve kishin filluar …

Më shumë...

Shëtitje njëditëshe me nxënësit me nevoja të veçanta

Drejtoria komunale e Arsimit në Skenderaj ka organizuar një shëtitje njëditëshe për nxënësit me nevoja të veçanta të shkollave të komunës. Fëmijët me nevoja të veçanta kanë qenë të shoqëruar nga prindërit, mësimdhënësit e klasave të bashkangjitura, përfaqësues të shoqatës së prindërve OPFAKOS dhe zyrtarë nga DKA. Në këtë shëtitje …

Më shumë...