Radio Kosova e Lire

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit, në mes të Malishevës, MMPH dhe GIZ, për grantin e performancës për mjedis të pastër

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Përfaqësuesja e GIZ-it në Kosovë, Alexandra Linden, në Prishtinë, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, për grantin e performancës për mjedis të pastër. Sipas këtij Memorandumi, Komuna për të qenë përfituese e grantit, …

Më shumë...

50 mësimdhënës të komunës së Vitisë do të jenë pjesë e trajnimit “Këshillime për studime në SHBA dhe bursa” nga American Advising Center

Është zyrtarizuar Marrëveshja e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe American Advising Center (AAC), themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Kosovë, që parasheh programin e trajnimit për Mësimdhënësit e Komunës së Vitisë – të akredituar nga MASHT për Zhvillim Profesional dhe Licencim. Në bazë …

Më shumë...

Komuna e Vitisë ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për grantin e performancës me GIZ-in dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Komuna e Vitisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programi për Shërbime të Qëndrueshme komunale GIZ, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për grantin e performancës për mjedis të pastër. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri Fatmir Matoshi, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Alexandra Linden nga GIZ-i …

Më shumë...

Zëvendësministrja Bunjaku: ADN-ja e futbollit është në gjenet tona

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Bunjaku, mori pjesë në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën në Prishtinë, e cila u organizua me ndihmën e “Melodi Events & Eagle Corporation”, ku i pranishëm ishte ish-futbollisti i njohur i Barcelonës dhe i Përfaqësueses së Brazilit, Edmilson. Edmilson gjatë muajit …

Më shumë...

Ferizaj ndërprenë sistemin aktual te regjistrimit të biznesit

Njoftohen të gjithë qytetarët ferizajas edhe bizneset e Komunës së Ferizajt, se do të ndërpritet sistemi aktual i regjistrimit të biznesit. Ndërprerja po bëhet për shkak të asaj që ka filluar sistemi i ri online i cili vjen nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Për detaje të tjera …

Më shumë...

Kryetari Kuçi me bashkëpunëtorë priti në vizitë, Zëvendësministren e MZHR-së

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi me bashkëpunëtorë priti në vizitë, Zëvendësministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Fatos Qerimi, të cilët njoftuan për sfidat, objektivat qeverisëse dhe zhvillimet e përgjithshme. Ata e njoftuan Kryetarin Kuçi, me projektet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe …

Më shumë...

Drejtori i Shkollës Teknike Profesionale, Nijazi Lutfiu dhe profesoresha Filloreta Arifi vlerësohen punëtorët më të dalluar nga Ministria e Arsimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini kanë pritur në takim drejtorin e Shkollës Teknike Profesionale “Januz Zejnullahu”, Nijazi Lutfiun dhe profesoreshën Filloreta Arifi Rexhepi, të cilët janë vlerësuar si punëtorët më të dalluar nga Ministria e Arsimit. Me këtë rast, kryetari Haliti ka …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI MERR VENDIM PËR VENDOSJEN E KUTIVE TË ANKESAVE NË INSTITUCIONET ARSIMORE

MASHT ka marrë vendim që nesër ora e parë e mësimit t'i kushtohet Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave. Për zbatimin e këtij vendimi, Ministri ka obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI TAKOI DREJTORËT KOMUNALË TË ARSIMIT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është takuar me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), ku është biseduar për shumë çështje të arsimit dhe përgatitjet për procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar. Ministri Bytyqi dhe drejtorët e DKA-ve diskutuan edhe mundësitë e zëvendësimit të orëve të humbura …

Më shumë...

Kosova shënjon vendet e trashëgimisë dhe ato turistike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka nënshkruar Udhëzimi Administrativ (MKRS) nr. 01/2019 për specifikat e shënjimit të trashëgimisë kulturore dhe vendeve turistike, akt nënligjor ky i cili ka për qëllim të përcaktojë llojet, kuptimin, formën, ngjyrën, dizajnin, madhësinë dhe fontin e shkronjave, dimensionet, materialin dhe karakteristikat teknike …

Më shumë...

20 shkolla të komunës së Vitisë përfituese të projektit ambiental të “Let’s do it Kosova”

Komuna e Vitisë dhe Let’s do it Kosova, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, për zhvillim të shumë aktiviteteve, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, si dhe sensibilizimin e shoqërisë sonë, për çështje mjedisore. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin që çështja ambientale të institucionalizohet edhe në institucionet …

Më shumë...

Malisheva e përgatitur për shënimin e 17 Shkurtit

Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për aktivitete e javës së kaluar, si dhe për planifikimet për javën në fillim. Në mesin e shumë çështjeve që janë …

Më shumë...

Punë e jashtëzakonshme për mjedisin, largohen rreth 400 tonelata mbeturina

Edhe pse aksioni i shtrirë në mbarë vendin për pastrimin e ambientit “Ta pastrojmë Kosovën” ka përfunduar tash e sa kohë, në akordim të plotë me politikat lokale mjedisore dhe insistimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu, ekipet e mirëmbajtjes nga KRM “Pastërtia” dhe “Ambienti” po vazhdojnë me intensitet …

Më shumë...

Ministri Gashi: Përkrahja për federatat e sportistët për këtë vit është rritur

Në bazë të rregulloreve 04/2018 për kategorizimin e sporteve dhe asaj 05/2018 për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar vendimet të cilat caktojnë vlerën financiare të pikëve. Nëpërmjet dy vendimeve ministri ka caktuar vlerën financiare për poentimin e pikëve për Sportet …

Më shumë...

Mbyllen edhe 13 bastore në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu pati shprehur edhe më parë qëndrimin e tij dhe qeverisjes lokale se bastoret dhe kazinotë në Ferizaj do të mbyllen tërësisht, për të mbrojtur mirëqenien qytetare dhe shmangur dukuritë negative për qytetarët ferizajas. Një synim i tillë po realizohet plotësisht, dëshmuar edhe nga …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e Federatës së Sportit shkollor

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim kryetarin e Federatës së Sportit shkollor, Ardian Telaku, përfaqësuesin e Departamentit të Sporteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fikret Shatrin dhe Agron Dubofcin. Në takim ishin edhe përfaqësues të Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike nga …

Më shumë...