Ministrja Zhiviç takoi shefat e zyrave regjionale

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç ka mbajtur takim me Kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe shefat e zyrave regjionale. Në takim është biseduar rreth procesit të vlerësimit të aplikacioneve për subvencione dhe grante investive, ku me këtë rast ministrja ka kërkuar nga shefat e zyrave regjionale që profesionalisht dhe në përputhje me ligjin të bëhet vlerësimi dhe gjitha procedurat tjera deri tek kontrolla në terren.  Gjithashtu është dakorduar edhe formimi i komisionit pranë Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, i cili do të merret me ankesa dhe sugjerime për të gjithë aplikuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …