BE-ja është duke pritur hapa të tjerë nga Qeveria e Kosovës për të hequr masat ndëshkuese që i ka vënë Kosovës. Gjatë një konference për media zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Brukseli zyrtar ka mirëpritur disa nga vendimet e Qeverisë së Kosovës, por duhen edhe hapa të tjerë. …
Më shumë...Zamir Qeriqi
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin
Shefja për Informim dhe Komunikim me Publikun në Gjykatën Speciale, Angela Griep ka njoftuar se trupi gjykues ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Ajo tha se trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rrezik i mjaftueshëm që Thaçi dhe Veselit të pengojnë ecurinë e procesit dhe …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci iu ka drejtuar me një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ai është shprehur i entuziazmuar për fillimin e udhëheqjes së këtij institucioni, teksa ka thënë se së bashku do të kontribuojnë në zhvillimin e …
Më shumë...Dy kryetarët nga PDK-ja që udhëheqin me komunën e Zveçanit e Zubin Potokut nuk pajtohen për largim përmes peticionit
Dy kryetarët nga radhët e PDK- së që po udhëheqin komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë kundërshtuar largimin e tyre përmes peticionit. Ata preferojnë arritjen e një marrëveshje me kryeministrin. Ndërkaq, në anën tjetër, për krerët e shtetit peticioni është opsioni favorit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. …
Më shumë...Profesori, Milazim Krasniqi e ka përkrahur idenë që politikanëve t`u bëhet testi i varësisë nga droga
Profesori i universitar, Milazim Krasniqi e ka përkrahur idenë që politikanëve t`u bëhet testi i varësisë nga droga. Ai gjithashtu ka kërkuar nga mjekët që të mos i fshehin diagnozat psikiatrike të liderëve politikë dhe narkomaninë eventuale të politikanëve. Ideja që politikanëve t’u bëhet testi i varësisë eventuale nga drogat …
Më shumë...Zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep njoftoi se kërkesa për lirimin dy javë të Jakup Krasniqit është refuzuar
Kohë më parë mbrojtja e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi, kishte kërkuar që ai të lirohet përkohësisht për një periudhë prej dy javësh, nën mbikëqyrje për të kaluar pak kohë me familjen e tij në Kosovë. Por, kjo kërkesë është refuzuar nga trupi gjykues në Hagë, ka bërë të ditur zëdhënësja e …
Më shumë...Jeffrey Hovenier: Kërkesat që Amerika i ka ndaj Kosovës në lidhje me veriun e vendit, nuk janë kurrëfarë presioni
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kërkesat që qeveria e tij ka karshi asaj të Kosovës në lidhje me veriun e vendit nuk janë presion. Sipas tij, ato janë thjesht kërkesa në të mirë të Kosovës. Për më tepër, ai tha se “si ambasador amerikan në Kosovë, …
Më shumë...Artan Grubi: Pa BDI-në as tabelën me emrin Adem Demaçi nuk mund ta ndërrojnë, as ta bëjnë rrugën Tetovë-Prizren
Zëvendës-kryeministri i parë, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nga radhët e BDI-së ka folur për vizitën e para pak ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin në Çair dhe në Tetovë. Ai ka thënë se disa persona e kanë keqpërdorur vizitën e Kurtit në Maqedoni, derisa ka …
Më shumë...Gjykata e Apelit në Slloveni e ka refuzuar padinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj
Gjykata e Apelit në Slloveni e ka refuzuar padinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili e kishte paditur për shpifje gazetarin Vitomir Petroviq, që ia kishte zbuluar skandalin për tërheqjen e mijëra eurove. Lajmin për “Albanian Post” e ka konfirmuar zyrtari për medie i Gjykatës së …
Më shumë...Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se Kosova ka mundësi vet t’i organizojë zgjedhjet në veri
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se Kosova ka mundësi vet t’i organizojë zgjedhjet në veri. Ajo e konsideron si kthim prapa nëse do të kërkohej ndihmë nga ndërkombëtarët për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. “Ajo do të jetë vlerësim gjithsesi i KQZ-së, jo i imi , natyrisht ky është mendim …
Më shumë...Betim Gjoshi: Qeveria Kurti e Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë guxim ta shkarkojnë qe 5 muaj kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi, ka thënë se qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë guxim ta shkarkojnë tash e 5 muaj kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili ndodhet në paraburgim, por po vazhdon të marr pagë të majme dhe ta mbajë …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Gjendja në veri është sikur para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë te KFOR-i e te EULEX-i
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për televizionin publik, ai ka deklaruar se gjendja në veri për fat të keq është e para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë tek KFOR-i dhe të EULEX-i janë rikthyer autorizimet e dikurshme dhe kuptohet ne me policinë tonë jemi …
Më shumë...Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts e ka marrë në pyetje dëshmitarin e 16-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së
Në Gjykatën Speciale në Hagë, Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts e ka marrë në pyetje dëshmitarin e mbrojtur të 16-in me radhë, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit. Mbrojtja e Rexhep Selimit, kësaj radhe filloi të marrjen në pyetje të …
Më shumë...Kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu i ngrihen dy kallëzime kundërvajtëse në Stacionin Policor të Bit-Pazarit
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dje u paraqit në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij, 5 ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup. Pas daljes nga biseda në polici Ganiu tha ndaj tij janë ngritur dy kallëzime kundërvajtëse: Njëra …
Më shumë...Vetëvendosja e ka përjashtuar nga radhët e veta asamblistin, Besnik Mujeci, i cili është arrestuar në Shqipëri për trafikim droge
Vetëvendosja e ka përjashtuar nga radhët e veta asamblistin, Besnik Mujeci, i cili është arrestuar në Shqipëri për trafikim droge. Lajmin e ka bërë me dije sekretari organizativ i kësaj partie, Alim Rama. Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asamblistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, …
Më shumë...Lulëzim Blaka: Qeverisë Kurti nuk do t’i ndihmojë arroganca e numrave as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi i popullit
Drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se Qeverisë Kurti nuk do t’i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor. Duke reaguar për arrestimin e asamblistit të LV-së Mujeci, z. Blaka ka shtuar se i Mujeci dyshohet se drogën …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
