Amerika duhet të sigurojë që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur, thonë ligjvënësit amerikanë

Autoritetet e larta amerikane janë shprehur të gatshëm të bisedojnë me Iranin për programin e tij bërthamor

Autoritetet e larta të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës janë shprehur të gatshëm  të takohen me Iranin për programin e tij bërthamor, duke i  lehtësuar masat kufizuese për diplomatët iranianë, të akredituar në selinë e Organizatës së  Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Administrata e Joe Bidenit njoftoi po ashtu Këshillin e Sigurimit të OKB-së se ka anuluar një mekanizëm, me të cilin ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të rikthente të gjitha sanksionet e OKB-së kundër Iranit. Richard Mills, ushtrues i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në OKB, tha në një letër se sanksionet që pritej të riktheheshin në gusht, “mbeten të përfunduara”. Të gjitha këto lëvizje paraqesin një ndryshim në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit, të cilat kishin stagnuar dhe ishin përkeqësuar gjatë administratës së ish kryetarit, Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …