Covid

Numri i vdekjeve nga virusi në Kontinentin e Afrikës, është më i vogël krahasuar me vdekjet në kontinentet e tjera

Numri i vdekjeve nga virusi korona  kaloi 100,000, në Kontinentin e Afrikës,  është një numër i vogël krahasuar me vdekjet në kontinentet e tjera, por po rritet me shpejtësi pasi vala e dytë e infeksionit, i ka  mbingarkuar spitalet, raporton Hina. 100 mijë e 354 vdekje të raportuara në atë kontinent janë një shifër e favorshme krahasuar me Amerikën e Veriut, e cila regjistroi më shumë se një milion vdekje, dhe Evropën, e cila është më afër numrit të 900,000 vdekjeve, tregojnë të dhënat e Reutersit. Aktualisht vdekshmëria po rritet ndjeshëm në të gjithë Afrikën, veçanërisht në pjesën jugore të kontinentit ekonomikisht më të fortë, e cila përbën pothuajse gjysmën e të gjitha vdekjeve. “Numri i shtuar i rasteve, të infektuara,  ka pasuar me shumë raste të rënda dhe disa vende po luftojnë me të, ka thënë Richard Mihigo, koordinator i programit të imunizimit në zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mihigo tha se rritja e vdekshmërisë është e theksuar në vendet afër Afrikës së Jugut si Zimbabve, Mozambik dhe Malavi, gjë që rrit mundësinë e infektimin me virusin e ri të  identifikuar në Afrikën e Jugut, i cili  mund të përhapet në rajonin e Afrikës së Jugut. (Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …