Brickos

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Autoritetet më të larta të vendit urojnë besimtarët e krishterë për pashkët ortodokse

Autoritet më të larta të vendit kanë uruar besimtarët e krishterë për pashkët ortodokse. Në urimin e kryetares, Vjosa Osmani thuhet se ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin prej nesh. “Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat anticovid dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht Edhe kryeministri, Albin Kurti ka uruar për pasjlët ortodokse. Ai ka shkruar se për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen. “Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë”, ka shkruar kryeministri, Albin Kurti. Me rastin e pashkëve ortodokse, ka uruar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Philip Kosnett. Ai ka shkruar se përderisa reflektojmë për një vit sfidues, sot kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve të zakonshëm, pa marrë parasysh pengesat.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …