Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: E mbaj mend shumë mirë!?

E mbaj mend pasi e kam dëgjuar nga Xheladin Rekaliu që ishte një atdhetar i pashoq që pat deklaruare citoj: Politika e vërtetë është prekje dhe udhëtim në thellësi të jetës së një populli apo shoqërie. E, pa i hjekur asgjë këtij mendimi, unë do shtoja edhe togfjalshin, që politika është edhe përjetim e dashuri për atdheun deri në ashtin e realiteteve të shkuara dhe të tashme, si edhe qëndresës ideore ndaj tyre e atdheut.

Që në fillim të jetës time, jam munduar të marrë përsipër e trajtoj brenda dijes e mundësisë time biologjike, shumë nga vuajtjet, plagët e fatkeqësitë me të cilat rënkon edhe i përjetonte shoqëria e jonë në Kosovë, Jugosllavi po edhe jashtë Kosovës. Mirëpo, pasiguria dhe abuzimi sot me Lirinë nga shumë qytetar e politikan janë aktuale e plagë para të cilave një brez i gjërë politikanësh e qytetarësh kanë dhënë kontributin e tyre të fëlliqur ku opinioni publik i yni, nuk ka ditur të mbaj qëndrim të drejtë e qëndrime të caktuara. Andaj, asgjë nuk mund të më ngushëllojë ndërgjegjen time të shqetësuar me asnjë fjalë, me asnjë shpreje dhe me asnjë fjalim sado i sofistikuar e demagogjik që mund të jetë edhe është. Për arsye se tani në mes kohës e meje, është krijuar një humnerë dhe një hendek tejet i madh i mosbesimit që me asnjë kusht nuk e kisha dashur po as nuk e kam e menduar. Momentalisht më ngushllon vetëm lufta e bërë nga ushtarët e djemt e popullit të Kosovës. Ngushllimin të cilin e dëgjoi hera herës nëpër tribuna partiake, apo salla në të cilat mblidhet një elektrat me ndërgjegje prej skllavi dhe vështrime servilash, vetëm po mi shtojnë dhimbjet e varrëve të mia shpirtërore që vazhdojnë të kullojnë ende. Ndaj, ngushllim nuk ka patur edhe s’ka si të ketë atdheu i shpirtit tim. Kjo është arsyeja që pena ime jo profesionale vazhdon të ecë e fletët me shkrime të mbulojnë njëra tjetrën pa u ndalë edhe përkundër shumë sulmeve e fyerjeve të militantëve të paditur e të pa pjekur e edukuar mjaftueshëm politikisht.

Politikanët me karaktere të larmishëme, akuzojnë edhe vet akuzohen. Pesha dhe densiteti i ngjarjeve që nuk mundem pa i marrë seriozisht, më ngarkojnë shpirtin e kurrizin që fillon të merr trajtësin i një atdheu të tërë, që nga tregimi i parë apo nga veprimi i parë. Jam i vetdishëm dhe e di që e para që duhet ta bëjë, është ajo që ti fali të gjithë ata që gabuan apo iu mungojnë diturit e mjaftueshme politike, shkencore po edhe logjike. Një duhet të dimë, që ngushllimi nuk njeh atdhe pasi janë plagë që nuk kurohen lehtë. Të gjitha këto s’janë asgjë tjetër vetëm se rrëfime ku të rinjët janë të detyruar të ballafaqohen me politika e zëra të trishtë të politikanëve mafioz, mashtrues, gënjeshtar e pa asnjë virtyt njerëzor. Qytetarët shqiptar të Kosovës po edhe ata të Shqipërisë e tokave tjera të Ilirisë, janë njerëz të cilët brutaliteti dhe arroganca e kohës, i ka katandisur deri në at fazë, sa ata enden udhëkryqeve të mbijetesës , sa të shpërfytyrohen në ndjenja, dhe të harrojnë qëllimin e vetëm të ardhjes së tyre në këtë botë e jetë tejet të shkurtës.

Në një vend ku e keqja e krimi bëjnë kërdinë nga ata që nuk dhanë asgjë për lirinë e Kosovës, ku depresioni ekonomik është në ditët e tij më të mira, ku njerëzit ikin nga sytë e këmbët, edhe rreshtat e punëve e tregimeve bëhen sikur mbushen me lot e avujt e tyre. Duke i përjetuar shpirtërisht e emocionalisht të gjitha këto peripeci e vuajtje pa vullnetin e dëshirën time më duhet të them: Atdheu ka ftohtë, atdheu rënkon, atdheu gati e ka humbur udhën e tij nga partitë e politikanët që sulmet e luftën e kanë kthyer si gladiator ndaj njëri tjetërit po jo ndaj Serbisë e armikut shekullor. E çka është edhe më keq është se këtë vazhdojnë ta bëjnë për të çkapur e kapur pushtetin për shkak të pamundësisë me i zgjedhur problemet që vazhdojnë ti shkakton Serbija në krye me presidentin Vuçiq.

Edhe për këtë fakt e arsye Liria ka Emër!?.. Më 12. 6 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …