Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Fitore bindëse e VV në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

  Pas rënjeve të njëpasnjëshme të katër qeverive për shkak të dialogut me SHBA, BE e veçanërisht asaj me Serbinë, përkundër vullnetit tim po detyrohem ta shprehi mendimin e vizionin tim pas këtyre zgjedhjeve e fitores së VV. Siç e spjegova në këtë rast, arsyeja që më shtynë ta marrë këtë hap edhe pse nuk jam person publik, është shqetësimi im, gjithnjë në rritje në lidhje me Kosovën e shqiptarët si edhe imazhin e Kosovës në botë. Shkrimi im ka të bëjë me deklaratën e djeshme të Kurtit që nuk kemi fituar për “ndjekjen e burgosjen e askujt”po për qeverisjen demokratike të  Kosovës.

 Tashmë të gjithë e kemi të çartë që VV me Albin Kurtin i ka fituar votat me premtimet e tij për të luftuar korrupsionin dhe keqmenagjimin që ka zgjuar pritshmëri të mëdha tek qytetarët e Kosovës që nuk është shumë e saktë. E për ta vazhduar besushmërin A. Kurti duhet ti përmbush të gjitha ato që i ka premtuar e që për mua është shumë vështirë për shkat të vështërsive të brendshme e të jashtme që po ballafaqohet Kosova qe dy dekada apo nga viti 2000. Megjjithate, të gjitha këto i shoh me një skepticizëm tepër të madh për “qëndrimin” e pakompromisë që e ka proklamuar qe një dekadë e gjysmë. Nëse vetëm pak e analizojmë pakrompomisin politik e juridik të Kurtit e që ai do të jetë njëra nga premisa e tij më e dobët e SFIDA më e madhe e Qeverisë Kurti.

 Nëse qeveria Kurti dëshiron që të arrijë suksese që mos ta zhgënjej masën, duhetmenjherë të lirohet nga kursi i bazuar ideologjik dhe sa më parë të pranoi që ta fillojnë dialogun po jo ashtu siç e ka proklamuar publikisht se dialogu është dikund prioriteti i pestë apo i shtatë i qeverisë së Kosovës. Të gjitha masat tjera që i proklamon VV si ato ekonomike, luftën kundër korrupcionit, nepotizmit,ruajtja e ndërmarrjeve shoqërore, ndalimi i privatizimit të pronës shtetrore, nuk kanë asnjë rëndësi për normlaizimin e situatës dhe pozitës së Kosovës në raport me BE; SHBA po edhe me Serbinë. Shembulli më i mirë i kësaj që po e them është ajo e Bashkimit Evropian para zgjedhjeve në Kosovë  që apeluan se qeveria e ardhshme që do të dal nga këto zgjedhej duhet të vazhdojnë argumentimin për dialogun me Serbinë. Sipas sygjerimeve Evropiane “Rruga e Kosovës shkon përmes normalizimit të raporteve me Serbinë me të vetmin qëllim të vazhdimit të bisedimeve e që ta shfrytzojnë rastin për të arritur një marrëveshje ” gjithëpërfshirëse.

 Tashmë të gjithë e dimë pasi i kemi dëgjuar deklaratat që Bashkimi Evropian e ka dërguar një delegacion në Kosovë me ekspert për çështjet  zgjedhore si edhe që ti monitorojnë zgjedhjet. Gjithashtu, BE është shprehur se delegacioni do vazhdojnë të mbesin për ti dhënë rekomandime qeverisë së Kosovës për vazhdimin e rrugës dhe formës së qeverisjes në Kosovë. Kjo sjellje dhe ky sygjerim ka ardhur edhe për faktin që Kosova është edhe më tutje në qeverisjen Ndërkombëtare apo OKB sipas Pakos së Ahtisarit që domosdoshmërisht çdo qeveri e Kosovës duhet ti nënshtrohet qëndrimit ndërkombëtar.

 Për këtë arsye, qeveria Kurti në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjë kalkulime politike nëse dëshiron që të arrijë që të stabilizohet gendja politike e Kosovës kur edhe rreth kësaj çështjeje janë shpreh Borreli e Verhelyi në Komunikatën e lëshuar për zgjedhjet në Kosovë. Diçka ngjajshëm është shprehur edhe administrata amerikane e Bajdenit pas zgjedhejs president i SHBA. Më 15. 02.2021.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …