Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Qeveria e Kosovës “duhet” të organizohet për mbrojtjen e komandantëve të UÇK-së!?…

Pas dy javësh heshtjeje e dy javëve fshehjeje prej opinionit, kryetari i VV z. Albin Kurti, më në fund, del para opinionit me një deklaratë politike publike që “kinse” Qeveria e Kosovës, duhet të organizohet për ti mbrojtur të arrestuarit nga policia e EULEXIT siç janë Presidenti i Kosovës që dje i tha: Shko Hashim, “shko e mos u Kthefsh Hashim” se po të pret Haga, pasi ne jemi bërë gati me të zavendësuar me Osmonagiqin. Në Hagë bashkë me Thaçin kanë shkuar edhe ish kryetari i Kuvendit e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli po edhe kryetari të Kuvendit Jakup Krasniqi, bashkë me kryetarin e grupit parlamentar të Kuvendit z. Rexhep Selimin. Para tyre, janë arrestuar edhe komandant Cali-Salih Mustafa, Nasim Haradinajn, komandant Gucati si edhe shumë ushtar të tjerë që do të arrestohen, nesër apo në javët në vijim nga Gjykata Speciale?!…

Sipas të gjitha gjasave, deklarata e Albin Kurtit më shumë bëhet për opinion si edhe për atë që Xho Bajdeni është zgjedhur president i SHBA-ve, se sa që mundet njeriu me besuar apo që ka mundësi që ka ndërruar mendimin e qëndrimin qytetar për apo kundër UÇK-së e udhëheqësve të saj.. Albin Kurti e ka publikuar këtë deklaratë më shumë për konsumim politik të brendshëm e të jashtme se sa që iu dhimben të burgosurit dhe për faktin që e dinë shumë mirë që Xho Bajdeni do vazhdoi të përkrah UÇK-në dhe posaçërisht Hashim Thaçin, pasi para dy decenieve e pikëzoi dhe e krahasoj me Xhorgj Uashingtonin e Amerikës që tha se: Hashim Thaçi është Uashingtoni i shqiptarëve të Kosovës. E rëndësishmja e tërë kësaj deklarate është që Bajdeni këtë e ka thënë derisa ishte zëvendës presidentit i Klintonit e Obamës.

Si administrata amerikane, ashtu edhe ajo presidenciale e dinë mirë që Kosova brenda këtyre viteve ka pasur zhvillim të hovshëm politik, ekonomik e demokratik në raport me shtete fqinje që vlerësohet mirë edhe nga analist ndërkombëtar e ata vendor që e ka cek shumë herë edhe Grenelli po edhe Trampi.

Ju që ishit deri sot kundër luftës po edhe që u gëzuat që komandantët e UÇK e komandantët e Lirisë së Kosovës shkuan në burg, për shkak të asaj që luftuan për mbrojtjen e Kosovës e popullit shqiptar nga ushtria fashiste serbe e Millosheviqit e Vuqiçit gjë të cilën e deklaroi edhe Ben Emmersoni avokati mbrojtës i Kadri Veselit. Megjithatë, mos harroni se edhe nëse nesër, zgjidheni e bëheni kryeministër, president apo udhëheqës të lartë të shtetit demokratik të Kosovës, duhet ta dini që do të jeni qindra herë më të dobët se Thaçi, Kadriu e Jakupi politikisht para Vuqiçit, BE, SHBA-ve. është e shëndetshme me e ditë që nuk keni me e pas asnjëherë fuqi e bagazh më të madh, as fuqi morale, as fuqi ushtarake, as fuqinë kombëtare po as fuqi qytetare, sa e kishin dhe e kanë pasur udhëheqësit tuaj e tonë të Luftës që e çliruan Kosovën nga ushtria fashiste serbe që ishte qe 2000 vite robëruar e shtypur dhe e strukur nga çizmja barbare e popujve tjerë të nderuar politikan?!..

Ju zotërinj e di që u gëzuat tej mase, pasi asnjëherë nuk u ndalët me menduar se çka po flisni e çka po thoni përderisa i dërguat komandantët e UÇK-së në Hagë të cilët e çliruan Kosovën e shtrenjtë martire!… Megjithatë, edhe një gjë duhet ta dini e mos ta harroni ju karrieriste politik që nuk keni bërë asgjë për Lirinë e Kosovës se nesër ka me iu kthyer bumerang dhe populli ka me iu urrejtur e ka me iu ndjekur në momentin kur e kuptojnë të vërtetën: Njeriu nga atdheu, nuk duhet po as nuk guxon të kërkon asgjë, edhe nëse atdheu të vret?!. Nga atdheu, nuk duhet të kërkoni siç nuk duhet të kërkoni as nga nëna që iu lindi e rriti. Ashtu siç nuk duhet ti kërkojmë nënës diçka, ashtu, nuk duhet të kërkoni as nga atdheu asgjë, pasi që besoj që e dini që atdheu iu lindi, iu rriti dhe iu burrëroi, nëse mendoni që jeni bërë “trima” PO “burra”?!… zotërinjtë. Respekt, nga prof.. A. Gjata. Më 18. 11.2020.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …