Kryeministri, Hoti, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Merkel, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Avdullah Hoti: Kthimi i ligjshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ekzekutivi e ka për qëllim që ta kthejë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në vend. “Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”, është shprehur Hoti. Ai ka thënë përmes rrjetit social se Qeveria është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. “Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”.

Kontrolloni gjithashtu

Eshtra të dyshuar të viktimave të luftës gjenden në veri të Mitrovicës

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se në një pjesë të …