Avni Arifi: Miratimi i ligjeve për KPM-në dhe KPK-në do të dështojë, sikur kanë dështuar edhe më parë këto e ligje të tjera

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës. miratoi Ligjin për KPM-në, vetëm me votat e partisë në pushtet, përkundër kritikave nga opozita, organizatat joqeveritare dhe bashkësia ndërkombëtare. Avni Arifi, ka deklaruar se Qeveria Kurti po shfrytëzon shumicën parlamentare për të qeverisur me arrogancë. Kjo është një përpjekje e Kurtit për të kapur të gjitha nivelet e shtetit, të maskuar nën pretekstin e vendosjes së ligjshmërisë. Avni Arifi  paralajmëroi se përpjekje të ngjashme kanë dështuar edhe më parë dhe beson se edhe Kurti do të dështojë. AGK reagoi ashpër ndaj këtij ligji, duke e quajtur një nga goditjet më të mëdha kundër lirisë së medies në Kosovë. Sipas AGK-së, ky ligj është pjesë e një përpjekjeje të filluar që nga fillimi i mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e mediave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgimtarët tanë që kanë qëndruar në pushimet e verës në vendlindjet e tyre, po të kthehen në vendet ku punojnë

Mërgimtarët shprehin preferenca politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit: PDK dhe LDK në fokus

Në prag të festave të fund vitit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, …