Avni Hasani: 2 Prilli – 27 vite dhimbje dhe krenari

​Sot u mbushën plot 27 vite nga dita më e rëndë për familjen tonë, dita kur për lirinë e Kosovës ra heroikisht Baba Hasan. Edhe pse vitet kalojnë, kujtimi për të mbetet i freskët, e dhimbja bashkëjeton me krenarinë e pamatë që jemi pasardhësit e tij. ​Emri dhe vepra e tij janë vulosur përjetësisht në historinë e lirisë sonë: ​I gdhendur në Kompleksin Memorial në Morinë, Skenderaj; ​I nderuar në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Likoshan; ​I përjetësuar në Pllakën Përkujtimore pranë Komunës në Drenas. ​Guri i mermerit dhe rruga që mban me nder emrin e tij, janë dëshmi e gjallë e një jete të flijuar për atdheun. Sakrifica e tij do të ndriçojë8 përjetësisht në zemrat tona dhe në rrugëtimin e Kosovës së lirë. ​Lavdi e përjetshme Babë Hasanit! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …