Hashim Thaci - Hage

Avokati i Hashim Thaçit ka treguar se Prokuroria nuk ua kishte dorëzuar deklaratën shfajësuese të ambasadorit të OSBE-së, Daan Everts

Konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në rastin e pretenduar penale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, është zhvilluar me ballafaqime, sikur edhe herëve të tjera. Mbrojtja e Hashim Thaçit ka thënë se prokuroria nuk ua kishte dorëzuar deklaratën shfajësuese të ambasadorit të OSBE-së, Daan Everts. Avokati, Gregory Kehoe, fillimisht ka deklaruar se rregulla 62 flet për detyrat e prokurorit që thotë se në kryerjen e funksionit të vet prokurori i kontribuon vërtetimin e së vërtetës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Avokati ka pyetur se e janë informuar ndonjëherë nga  zyra e prokurorisë gjatë seancës së konfirmimit, gjatë seancave, parashtrimeve lidhur me mocionin e mbrojtjes për lirimin paragjyqësor. A ju kanë informuar ndonjëherë i nderuar gjykatës se diplomatët e lartë të OSBE-së kanë këshilluar prokurorin para katër vitesh më parë se veprimtaritë kriminale që akuzohen në këtë çështje penale pas qershor 1999 janë kryer nga individë që kërkonin përfitime personale…Individi që ka dhënë informacion të tillë ka qenë ambasadori Daan Everts, është diplomant holandez nga vitet ‘80”, ka thënë avokati Kehoe.  Daan, Everts ka zbatuar misionin në Prishtinë për zbatimin e misionit të paqes, për të bashkëpunuar me UNMIK-EULEX dhe për të sjellë stabilitet në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …